• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pas vrasjes së Spahiut, Everest Çaka mori drejtimin e trafikut të drogës në BE. Flet nga arratia i shoqëruari pas krimit: Ka kamera që tregojnë…

by Java News
15/05/2021 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Everest Çaka, i ekzekutuar katër ditë më parë në një pritë mafioze në lagjen “Skënderbej”, dyshohet të jetë ekzekutuar pasi kishte marrë drejtimin e pazareve të drogës në Europë pas vrasjes mafioze të Arjan Spahiut, në nëntor 2020, në Bruksel.

Kjo është pista e parë, në të cilën është fokusuar grupi hetimore i ngritur pas vrasjes së Everest Çakës, i cili u vra me 12 plumba nga një armë tip pistoletë me silenciator në një pritë mafioze, ndërsa mbeti e plagosur në parakrah bashkëshortja e tij Silvana Caka, e cila ndodhej në automjetin ku u vra me 12 plumba 41-vjeçari.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, urdhri për ekzekutimin e 41- vjeçarit është dhënë nga jashtë Shqipërisë, kjo për sa i përket pistës së parë.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, kanë dhe një pistë të dytë, atë të hakmarrjes për shkak të hasmërive qe viktima kishte, pasi 11 vite më pare iu ekzekutua i vëllai në Barcelonë, vrasje për të cilën dyshohet se kanë qenë autorë Florenc Alikaj dhe Zenel Mahmuti.

Ndërsa pas vrasjes, katër viktima do të regjistroheshin në Elbasan, të cilët ishin të afërm të dy personave që dyshohet të kishin marrë pjesë në ekzekutimin e të vëllait të Everest Çakës në Barcelone vite më parë, respektivisht Florenc Alikaj (i vrarë pas të vëllait të tij në Elbasan, Gëzim Alikaj) ose Lenc Kokëmadhi, si dhe Zenel Mahmutaj, një person shumë i rrezikshëm sipas të dhënave policore i dyshuar për më shume se dhjetë vrasje brenda dhe jashtë vendit e që sipas informacioneve në rrugë operative aktualisht ndodhet në Brazil.

Viktima, Everest Çaka, ka qenë i dyshuar edhe për një ngjarje tjetër të rëndë e ndodhur në mars 2011, ku në lagjen “Syrja Dylgjeri” janë qëlluar me nga një plumb në kokë teksa flinin në një dhomë, dy vëllezërit Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, si dhe babai i tyre, Emin Mahmuti, ndërsa e plagosur mbeti dhe një grua, e cila luajti rolin sikur ishte e vdekur për t’i shpëtuar plumbave.

Arratiset i prangosur, ishte shoqëruar për vrasjen e Çakës

Pas atentatit ku mbeti i vrarë Everest Çaka, Policia e Elbasanit shoqëroi disa persona si të dyshuar, që kishin dijeni për ngjarjen apo rrethanat, si dhe dëshmitarë.

Mes të shoqëruarve si i dyshuar ishte edhe Mirjan Dedja, një 37-vjeçar që u mbajt 36 orë në Polici, por arriti të arratisesj. Gazetarja e “Top Channel”, Anila Hoxha, ka realizuar një intervistë nëpërmjet rrjeteve sociale me Mirjan Dedjan. Ai dyshohet se është i implikuar për vrasjen e Everest Çakës dhe u mbajt më tepër se 36 orë në komisariat, nga ku ia mbathi me pranga në duar.

Gjatë intervistës, Mirjani zbuloi se u arratis nga zyrat e Policisë dhe prangat i hoqi sepse ia kishin lënë të lira. 37-vjeçari theksoi se ka kamera sigurie që vërtetojnë të gjithë axhendën e tij gjatë kësaj dite. I riu i bën apel Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe çdo autoriteti të drejtësisë që të angazhohen seriozisht për të zbardhur ngjarjen, pasi sipas tij kishte miqësi me Everest (Ibrahim) Çakën dhe ka ardhur nga Spanja për të ndihmuar vëllain e tij të ekstraduar dhe anëtarët e familjes.

Kur erdhi Policia në shtëpinë tënde?

Më erdhi në 11 e gjysmë të natës.

Pse erdhën?

Më erdhën, më thanë se duhet të vish për sqarim në Polici. Ok, i thashë, po vij. Nuk kundërshtova fare, më morën në pyetje 10 punonjës Policie. Më duket se ishte dhe Ardi Veliu.

Për çfarë të pyesnin?

Ku jeton, ku nuk jeton?

Të pyesnin për Everest Çakën?

Kam njohuri për Everestin, e kam pasur shok. Të gjithë i kam pasur shokë i thashë. Kaq. Pastaj më morën deklaratat në fund.

Sa orë të mbajtën në Polici?

Më kanë mbajtur 36 orë.

Të pyesnin për të njëjtën ngjarje?

Po. Ku ke qenë? Ku nuk ke qenë? Ia kam thënë me detaje se ku kam qenë. Kam qenë te burgu se më është transferuar vëllai nga Italia. I thashë kam qenë në “Myslym Shyr” dhe nga aty kam qenë në Elbasan. Nga Elbasani, siç u çova nga gjumi, shkova në Tiranë dhe aty jam takuar me një shokun tim, ngjit e ngjit me Stockholmin. Vetëm pyetje, prit, prit, prit. Mbusha 36 orë. Të gjithë i nxorën nga Policia, vetëm mua më mbajtën. I kanë shoqëruar të gjithë shokët e mi, si Ardian Çallakun, si Anela Vishkullin.

Çfarë bëre ti pastaj?

Gjeta mënyrën për t’u arratisur se nuk kisha mënyrë tjetër. Nuk kam njeri të më ndihmojë. Kam gjithë këto vite që më sulmon Policia e Shtetit shqiptar. Po më shkatërrojnë, nuk e di kush më sulmon.

Si u arratise dhe pse u arratise?

U arratisa se dua të kem të drejtën time.

Ti thua që je i pafajshëm, që nuk je i implikuar në këtë ngjarje.

Nuk kam lidhje me askënd në Elbasan. Nuk kam lidhje me asnjë grup kriminal. I kam të gjithë shokë. Njerëzit që kanë konflikte me njëri-tjetrin nuk dua t’ia di fare se çfarë bëhet në Elbasan. Kam ardhur nga Spanja vetëm për vëllain tim sepse ka të drejtë t’i ulet dënimi me ligjin shqiptar, sepse unë interesohem për familjen time. Prandaj u detyrova të iki.

Tani je në arrati, çfarë apeli i bën Policisë? Ku duhet t’i gjejnë provat që të vërtetojnë alibinë tënde?

Ka kamera se ku kam qenë me orar, në 05:30 – 06:00 kam qenë ngjitur e ngjit me Stockholmin, nga aty kam qenë te “Komuna e Parisit”, kam takuar një mikun tim për problemet e vëllait tim. Kam dhe aty kamera. Pastaj kam bërë shëtitje me Nelën për vëllain tim, pastaj mora një shok tjetër për çështjen e vëllait tim ai tha nuk jam në Tiranë dhe ika për në Elbasan. Siç u ktheva në Elbasan, shkova në shtëpi u ndërrova dhe në 11:30 më erdhën në shtëpi.

Si e mësove vrasjen e Everest Çakës?

Në televizor.

Do të vetëdorëzohesh?

Vetëdorëzohem me kusht që të lirohem prapë.

Kur erdhe nga Spanja?

Më datë 3.

Ke pasur ndonjëherë konflikt me Everest (Ibrahim) Çakën?

Absolutisht jo. Apeli im është të zbardhin çështjen time, të marrin kamerat ju lutem se i kam dhe telefonatat që kam folur me shokët e mi, nuk ia kam dorëzuar Policisë.

Si është sjellë Policia me ty në komisariat?

Brutalisht, presione të ndryshme, lloj-lloj presionesh.

Ti ishe me pranga kur u arratise?

Po.

Nga u arratise?

Nga zyrat e Policisë.

Si i hoqe prangat?

I hoqa se faleminderit zotit, një polic m’i kishte lënë pa dashje të lira dhe mezi i hoqa.

Next Post
‘Defender 21’/ 200 ushtarë amerikanë mbërrijnë sot në Rinas, për stërvitjen më të madhe që po pret Shqipëria

‘Defender 21’/ 200 ushtarë amerikanë mbërrijnë sot në Rinas, për stërvitjen më të madhe që po pret Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In