• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pas vrasjes së nënë e bir, Elvis e Fatmira Dedaj/ Festim Qoli u mori karburantin, në ‘98 qëlloi ndaj Lul Berishës! Ku janë tani paratë?!

by Java News
28/05/2022 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri i Festim Qolit i njohur me nofkën ‘Feste’ doli për herë të parë në dosjen e ish bandës së Durrësit, si ia mori karburantin Matilda Gjatjas pas vrasjes së nënës së saj dhe vëllait Elvis Dedaj.

Nga Adriatik Doci 

Nuredin Dumani, nisur nga rrëfimet e deritanishme para SPAK-ut, mund të konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare, në luftën kundër grupeve kriminale, krahas Adriatik Colit që zbërtheu bandën e Durrësit apo Ndriçim Gjokonës që fundosi bandën e tritolit duke ndalur serinë vrasjeve nga killeri gjakftohtë Julian Sinanaj. Pas rrëfimit të Nuredin Dumanit, i akuzuar për 17 krime të rënda, SPAK ka shpallur në kërkim Festim Qolin, i njohur si ‘Festja’ i Durrësit, si i dyshuar për vrasjen e ortakut të tij, 36-vjeçarit Elvis Dedaj në 5 qershor të vitin 2012 në Durrës si dhe për porositjen e vrasjes së nënës së tij, Fatmira Dedaj, një vit më pas, në 2013. Fatmira Dedja u vra në mënyrë makabre nga Talo Çela, në bashkëpunim me Dumanin, kundrejt pagesës 40 mijë euro.

Para vrasjes së nënë e bir, Festim Qoli rezultonte bashkëpronar me Fatmira Dedajn në biznesin e tregtimit të karburanteve në Durrës. Qoli kishte 49 % të pikës së karburantit, ndërsa Fatmira Dedaj, e cila mbulonte të birin, kishte 51 %. Fatmira Dedaj u vra në 14 shtator 2013 nga Talo Çela, i kontraktuar nga Nuredin Dumani, gjithnjë sipas dëshmisë së Dumanit, për llogari të Festim Qolit.

Në 21 dhjetor 2013, aksionet e Fatmira Dedajt i kalojnë të bijës, Matilda Habili Gjatja. Në 6 qershor të vitit 2014, e bija e Fatmira Dedajt ia shet 51 aksionet Festim Qolit për vetëm 51 mijë lekë. Me këtë lëvizje, Festim Qoli bëhet pronar i vetëm i karburantit, i cili në fakt ishte ngritur me paratë e dyshimta të Elvis Dedajt. Një javë pasi merr karburantin, Festim Qoli pezullon aktivitetin e kompanisë.

Në dosjet e drejtësisë shqiptare, Festim Qoli, i njohur me nofkën ‘Feste’, rezulton precedentë kriminalë që në vitin 1998, ndonëse nuk është dënuar kurrë për asnjë vepër penale, të paktën në Shqipëri.

Festim Qoli rezulton në dosjen e ish bandës së Durrësit, me në krye Lulzim Berishën. I penduari i drejtësisë që rrëfeu krimet e bandës, Adriatik Coli, ka deklaruar se në vitin 1998, Festim Qoli dhe Lul Berisha kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit me pistoletë. Coli u rrëfye para drejtësisë në vitin 2006, duke çuar prapa hekurave 16 persona.

… në muajin dhjetor të vitit 1997, unë u ktheva në Shqipëri, pasi më ktheu policia gjermane. Kur u ktheva në shtëpi, përballë banesës time, kishte ardhur për të jetuar një familje e re. Pjesëtar i kësaj familje ishte shtetasi Lulëzim Berisha, i moshës rreth 35 vjeç. Unë këtë shtetas e njihja. Si rezultat i fqinjësisë ne krijuam shoqëri me njëri-tjetrin, e cila u forcua akoma dhe më shumë, pasi Lulin e qëlloi me pistoletë, Festim Qoli, të cilin e thërrisnin “Feste”. Kjo ngjarje ka ndodhur në verë, ndoshta në vitin 1998, tek lokali “Xhorxhit të Nores” që ndodhet në afërsi të “Nish Gomës” së vjetër në Durrës. Nga Luli dhe persona të tjerë kam mësuar se së bashku me “Festen”, atë ditë që u qëllua Luli ka qenë edhe K. P. Të dy këto shtetas kanë qëlluar ndaj Lulit. Edhe Luli i kishte qëlluar këta të dy me pistoletë, po nuk i kishte goditur. Unë kam mësuar se shkaku i përplasjes me armë midis “Festes” dhe Lulit ishte banal…”, ka pohuar Adriatik Coli.

Pasuritë e tjera

Përveç pikës së karburantit, sipas dosjes së SPAK, Festim Qoli dhe Elvis Dedaj kanë pasur edhe prona të tjera të përbashkëta të regjistruara në emër të Festim Qolit por gjatë vitit 2011 – 2012 Elvisi ka kërkuar që secili të marrë pjesën e tij prandaj ata kanë filluar veprimet që t’i ndajnë pronat ndërmjet tyre. Ndërsa Nuredin Dumani ka rrëfyer se Festim Qoli ka restorant, bar-kafe, lokal dasmash, ushqimore me shumicë etj., në zonën e Nishtullës në Durrës. “Ai kishte reputacion pasi ka shumë para dhe biznese. Festimi ka pasur një karburant në Shkozet afër Urës së Dajlanit që e ka shitur në vitin 2020. Ka gjithashtu një godinë trekatëshe në zonën e njohur si Nishtulla, në të cilin ka aktivitet Bar Kafe “Spiranca”, ushqimore me shumicë edhe një restorant dasmash”, ka pohuar Dumani. Por, në emrin e Qolit rezulton vetëm karburanti, të cilin sipas Dumanit e ka shitur në vitin 2020. Mbetet mister deri më tani se në emrin e kujt janë regjistruar pasuritë e tjera të pretenduara.

Dokumenti ku e bija e Fatmira Dedajt i shet pjesën e karburantit Festim Qolit

/Shqiptarja.com

Next Post
VIDEO/ Pjesë e parë Liverpool-Real mbyllet pa gola, VAR protagonist në finalen e Champions League, i prish festën Benzemasë

VIDEO/ Pjesë e parë Liverpool-Real mbyllet pa gola, VAR protagonist në finalen e Champions League, i prish festën Benzemasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

February 9, 2026
Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

February 9, 2026
Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

February 9, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së hyn në në “kilometrin e fundit”, sot deklaratat përmbyllëse

February 9, 2026
Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

February 9, 2026
Lirimi i Berishës, Luçiano Boçi: Ndikuan zgjedhjet e SHBA-së

Protesta e 10 shkurtit, Luçiano Boçi tregon skenarët: Dalim për qytetarët

February 9, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

February 9, 2026
Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In