• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pas vdekjes së të birit, nëna e Aldi Ramës bën reagimin e parë në rrjetet sociale

by
30/09/2021 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëna e Aldi Ramës ka bërë një postim në rrjetet sociale pas ndarjes nga jetë të djalit të saj, i cili vrau veten pasi qëlloi për vdekjen nënkomisarin Saimir Hoxha gjatë kontrollit në automjet dy ditë më parë.

E ëma e viktimës ka publikuar një foto të djalit të saj, ndërsa në foton e profilit në shenjë zie ka vendosur një shirit të zi për të nderuar kujtimin e të birit.

Megjithatë edhe pse kanë kaluar 24 orë nga vdekja e të riut, në morgun e spitalit nuk është paraqitur asnjë familjar për të tërhequr trupin e tij. Transportimi drejt Durrësit është bërë falas nga agjencia funerale, ku dhe jetoni e ëma bashkë me vëllain e madh.

Ndërsa i ati është zhvendosur në Greqi pas martesës së dytë. I riu prej vitesh jetonte me gjyshërit e tij në Durrës që pas divorcit të prindërve. Ai kishte pasur precedent të mëparshëm penalë. Që në moshën 18-vjeçare kishte rënë në prangat e policisë fillimisht për lëndë narkotike.

Ditën kur kreu vrasjen i riu duhet të ishte në arrest shtëpie, masë e vendosur ndaj tij që prej muajit maj të këtij viti, pasi lirimit nga qelia. Rama ishte arrestuar në Dhjetor pasi u kap me kanabis dhe pas disa muajsh gjykata kishte zbutur masën e sigurisë ndaj tij.

Shokët e tij i thanë policisë se nuk kishin dijeni që Rama ishte në arrest shtëpie, pasi që prej muajit maj kur kishte lënë burg e kishin takuar atë çdo ditë jashtë banesës.

/b.h

Next Post
“Shqiptarët janë aq primitivë sa duan më shumë Ramën se gratë e tyre”/ Milaim Zeka: 8 vite të mërzitet partneri dhe jo më…

"Shqiptarët janë aq primitivë sa duan më shumë Ramën se gratë e tyre"/ Milaim Zeka: 8 vite të mërzitet partneri dhe jo më...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com