• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas ultimatumit të BE/ Zgjedhjet në veri të Kosovës, popullata serbe vendos kushte

by Java News
03/09/2023 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht ultimatumit të BE-së një ditë më parë për mbajtjen sa më shpejt dhe pa parakushte të zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës, popullata serbe që është shumicë në këto zona, ka disa kushte.

Gjatë një bashkëbisedimi për “KosovaPress”, ata thonë se duan që fillimisht të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, pastaj policia të tërhiqet nga veriu, të lirohen të gjithë të burgosurit serbë, si dhe kryetarët shqiptarë të komunave të tërhiqen, në mënyrë që ata të marrin pjesë në zgjedhjet që do të organizoheshin nga Qeveria e Kosovës.

Svetomir Boshkoviq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, thotë se mbajtja e zgjedhjeve në veri është e nevojshme, por pasi të plotësohen të gjitha kushtet të cilat serbët ka kohë që po i kërkojnë. Ai përmendi krijimin e Asociacionit, tërheqjen e të gjitha forcave policore nga veriu, si dhe lirimin e hapësirave komunale e arsimore, si kusht për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje.

“Ka kushte që së pari duhet plotësuar… Të tërhiqen të gjitha forcat policore, të lirohen hapësirat komunale dhe arsimore…Kusht është po ashtu formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i cili është nënshkruar para njëmbëdhjetë vitesh…Parakushte janë këto, ky është kushti për të nënshkruar peticionin”, tha Boshkoviq.

Edhe Lubomir Miljkoviq, e ka kushtëzuar pjesëmarrjen në zgjedhje. Ai veç tjerash, ka përmendur lirimin e të gjithë të burgosurve serbë, si kusht për të dalë në zgjedhje.

“Zgjedhjet duhet të mbahen, por duhet të plotësohen kushtet, të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të lirohen të arrestuarit”, tha ai.

Mileva Bashcareviq, po ashtu qytetare nga veriu i Mitrovicës, tha se shqiptarët e serbët duhet të jetojnë së bashku dhe të kenë të drejta të barabarta. Ajo shtoi se serbët kërkojnë disa kushte tashmë të njohura, pa plotësimin e të cilave ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.

Në anën tjetër, Emir Azemi, njohës i zhvillimeve politike nga veriu i Mitrovicës, ka bërë të ditur se për situatën në veri të vendit, duhet patjetër një marrëveshje politike mes palëve në proces, si dhe garanci e fortë nga ana e SHBA-së, për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Ai preferon dorëheqjen e kryetarëve si opsion më të lehtë dhe më të mirë, për shkak se, siç u shpreh, procesi i zgjedhjeve përmes peticionit, është shumë i komplikuar dhe i pamundur.

Azemi ka theksuar se nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryetarëve nga ana e 20 përqind të votuesve, që nënkupton fazën e parë të procesit, është i mundur dhe mund të realizohet. Mirëpo, siç tha ai, procesi do të komplikohet gjatë fazës së dytë, e cila përfshinë daljen e 50 përqind plus një të votuesve. Sipas tij, nëse në komunën e Mitrovicës Veriore janë 20 mijë votues në listën e votuesve, kjo nënkupton se duhet të dalin të nënshkruajnë 10 mijë plus një votues, gjë që është e pamundur.

Mitrovica e Veriut, shtoi ai, ka rreth 12 mijë banorë rezidentë, dhe nëse në fazën e dytë duhet të votojnë mbi 10 mijë qytetarë, atëherë do të jetë e pamundur ose do të duhej që një person të votojë shumë herë për të arritur pesëdhjetë plus njëshin dhe në këtë mënyrë do të lëndohej procesi zgjedhor.

Zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore të Kosovës përmenden si opsion për shtensionimin e situatës, pasi marrja e detyrës nga kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, ka shkaktuar tensione e trazira që nga 26 maji e tutje, ndërsa në këto zgjedhje do të duhej të sigurohej pjesëmarrja e serbëve si votues, por edhe si kandidatë./m.j

Next Post
Si ndodhi krimi në familje, zbulohen detaje tronditëse: Viktima u godit nga e motra me thikë në stomak, autorja mësuese gjuhë-letërsie

Si ndodhi krimi në familje, zbulohen detaje tronditëse: Viktima u godit nga e motra me thikë në stomak, autorja mësuese gjuhë-letërsie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In