• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas Turqisë, Shqipëria duhet të pavarësohet edhe nga…

by Mentor Kikia
28/11/2017 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Historia jonë është e mbushur sa me atdhëtarë e patriotë, aq me maskarenj e tradhëtare, që për hir të pushtetit të tyre i kanë vënë shkelmin Shqipërisë. Por ne pa e ditur, e përsërisim historinë. Sepse, për fat të keq, historia nuk mësohet në kohën kur ndodh, por në kohën kur shkruhet.

Nga komunizimi, kur atdhedashuria ishte detyrë shtetërore ndësra opozitarizmi politik barazohej me tradhëtinë kombëtare, ne u futëm në postkomunizmin çerekshekullor që shkatërroi nocionin e atdhedashurisë. Pamundësinë për të jetuar në vendin e tyre, shqiptarët e shndërruan në urrejtje ndaj Shqipërisë dhe jo ndaj klasës politike, përgjegjëse. Shqiptarët u ndjenë të turpëruar e të përbuzur. Sepse gjatë kësaj kohe u instalua pushteti i zhvatjes, i korrupsionit dhe krimit. Në politikë u vendos standarti i bastardëve. Shqipëria u pa si ajo kafsha e ngordhur mbi të cilën sulen korbat të shqyejnë çfarë të mundin nga trupi i saj. Këtë metaforë ishim mësuar ta lexonin në librat e historisë që tregonin sesi fqinjët tanë kishin zhvatur territore prej trupit të Shqipërisë. Por tashmë këta zhvatës nuk janë tjetër veçse shqiptare. Dhe nuk po zhvasin copa territoresh, por tërë Shqipërinë. Po i zhvasin pasuritë nëntokësore, pyjet, i shkatërruan bregdetin, lumenjtë, i zhvatën perspektivën e zhvillimit, i zhvatën shpresën për të ardhmen, madje i zhvatën edhe njerëzit. Ia zhvatën e po ia zhvasin duke i detyruar të ikin.

Tradhëtarët nuk kanë ndonjë damkë në ballë që ti dallojmë. Ata janë kryeministra, presidentë, ministra, sipërmarrës të mëdhenj. Dhe tradhëtinë nuk e bëjnë duke nënshkruar mnarrëveshje të fsheta me grekët apo serbët për të dhuruar copa territoresh, por me ligje dhe VKM, duke dhuruar pasurinë e Shqipërisë, naftën, kromin, bakrin, pyjet, lumenjtë…. Tradhëtinë e bëjnë duke dhuruar shërbimet që paguhen me taksat tona, në duart e koncensionarëve. Tradhëtinë e bëjnë duke instalur kurrupsionin dhe krimin si standard shtetëror.

Dhe janë këta që kapardisen pobiumeve e paradave, që ecin mbi tapete të kuq. Jam i sigurtë se ky soj e do Shqipërinë, por nuk e do si atdhe, e do si një minierë ku nxjerrin pasurinë e tyre. Ata e duan si pronë.

Sot është vërtet dita e pavarësisë së Shqipërisë nga të huajt, por do të duhet të presim të kemi edhe një ditë të pavarësisë nga maskarenjtë e brendshëm.

Next Post
Këshilltari i Avokatit të Popullit bën politikë, sulm të ashpër ndaj kryeministrit

Këshilltari i Avokatit të Popullit bën politikë, sulm të ashpër ndaj kryeministrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Shkurt 2026

February 4, 2026
Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

February 4, 2026
Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

February 4, 2026
Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

February 4, 2026
Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

February 4, 2026
“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

February 4, 2026
Tentuan të grabisin ish-futbollistin e “Aston Villas”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

Tentuan të grabisin ish-futbollistin e “Aston Villas”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

February 4, 2026
Nga studimet, te lëvdatat në TikTok: Fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan

Nga studimet, te lëvdatat në TikTok: Fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan

February 4, 2026
FOTO / Brenda bibliotekës së Abacisë së Shën Galenit, një nga thesaret më të vjetra të dijes në Evropë

FOTO / Brenda bibliotekës së Abacisë së Shën Galenit, një nga thesaret më të vjetra të dijes në Evropë

February 4, 2026
Kushërinjtë shqiptarë “zbrazin” shtëpitë në Kretë, “viktimë” edhe një bashkatdhetare

Kushërinjtë shqiptarë “zbrazin” shtëpitë në Kretë, “viktimë” edhe një bashkatdhetare

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In