Përfshirja e Ilir Metës në “Trekëndëshin e Bermudës”, nga kryedemokrati Lulzim Basha ka nxjerrë në pah një marrëdhënie të krisur mes PD-së dhe LSI-së, që u reflektuar edhe sot në Këshillin e Legjislacionin.
Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, duke iu drejtuar mazhorancës, lidhur me ndryshimet Kushtetuese, tha se “janë mësuar me opozitë false, por që gjërat kanë ndryshuar”.
“Ndryshimet në kushtetutë janë bërë rutinë, është mungesë serioziteti dhe paaftësi e klasës politike.
Ndryshimet nuk mund të vijnë papritur dhe të vihemi përpara faktit të kryer,duhet të jepet koha e domosdoshme, jeni mësuar me një opozitë false me të cilën bëtë ndryshimet e fundit kushtetuese, por realiteti ka ndryshuar, duhet transparencë për këto ndryshime. Mendimi i ekspertëve dhe konsitucionalistëve duhet të prevalojë”, tha Xhixho./m.j











