• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas tragjedisë së Himarës/ Gledis Nano: Policia, dyfish përgjegjëse, ishte efektivi ynë. Dënim maksimal

by Java News
03/08/2022 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas tragjedise së Himarës, në të gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, ka nisur një operacion policor ku vetëm ditën e sotme janë shoqëruar, në pikat e posaçme të bllokimit rreth 90 mjete lundruese “Jet ski” dhe rreth 40 mjete të tjera lundruese (skafe të vegjël dhe gomone). Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në mesazhin e dhënë nga Dhërmiu, tha se Uniformat blu janë përgjegjëse 2 herë për këtë tragjedi, jo vetëm për shkak të neglizhencës, por edhe për faktin se autori ishte një efektiv policie.

“Në radhë të parë, dua të përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen Avdia, e cila humbi vogëlushen në një aksident tragjik, ditën e djeshme. Ne jemi përgjegjës dy herë si Polici e Shtetit, për ketë ngjarje, duke qenë se autori i kësaj ngjarjeje ishte një oficer policie. Autori i ngjarjes së djeshme është arrestuar në flagrancë, në vendin e ngjarjes.

I kërkoj organeve të drejtësisë për të dhënë një dënim maksimal. Jam shumë i vendosur, siç e shikoni edhe sot, po e drejtoj vetë operacionin në Dhërmi, për shoqërimin, bllokimin dhe verifikimin e të gjitha mjeteve lundruese, dokumentacionin e tyre dhe procedurës që ata ndjekin për të dalë në det. Ashtu siç jam i vendosur për tolerancë zero ndaj çdo shkelësi të ligjit dhe rrezikimit të jetës së pushuesve, jam i vendosur dhe me tolerancë zero të ndëshkoj çdo punonjës policie i cili nuk është i denjë, shpërdoron besimin, abuzon me detyrën dhe ka neglizhencë në kryerjen e detyrës.

Dje, pas analizës së kryer nga grupi i inspektimit, kam marrë masë për shkarkimin e të gjithë zinxhirit komandues të drejtuesve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, si persona përgjegjës, me neglizhencën e tyre, në moszbatimin e masave shtesë të urdhëruara po nga unë, disa ditë më parë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.

Ky inspektim do të vazhdojë, analiza do të vazhdojë dhe do të shtrihet edhe më tej.  Pavarësisht se autori është një punonjës policie, veprimi i një punonjësi policie nuk mund të përbaltë punën, mundin dhe djersën e mijëra burrave dhe grave të Policisë së Shtetit, të cilët punojnë ditë dhe natë për të siguruar një ambient sa më të qetë dhe sa më të sigurtë për pushuesit, gjatë sezonit turistik veror”, tha Nano.

Disa biznese kanë mbyllur pikat e tyre të dhënies me qira të këtyre mjeteve lundruese dhe janë larguar e për këtë po njoftohen të gjithë pronarët e tyre, pasi policia bën me dije se operacioni do të vijojë deri në shoqërimin e të gjitha mjeteve lundruese, me qëllim verifikimin e tyre.

“Operacioni vijon, pasi një pjesë e përdoruesve të mjeteve lundruese i kanë mbyllur mjetet lundruese në det dhe janë larguar. Ndihmës/specialistët e Policimit në Komunitet po iu çojnë njoftime pronarëve të këtyre mjeteve, për t’u paraqitur, duke qenë se operacioni do të vijojë deri në shoqërimin e të gjitha mjeteve lundruese, me qëllim verifikimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Operacioni ka për qëllim kontrollin e të gjitha mjeteve lundruese, verifikimin nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik, për dokumentacionin e mjeteve dhe nëse kanë lidhje me raste të pastrimit të produkteve të veprës penale, si dhe verifikimin nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe nga Interpoli, nëse këto mjete rezultojnë ose jo të vjedhura jashtë vendit.

Ky reagim vjen pas tragjedisë së Himarës, ky polici Arjan Tase goditi për vdekje vajzën 7-vjeçare në Himarë, teksa po laheshe në det./m.j

Next Post
“Ma mori Zoti, ishim dorë për dorë”/ Pedagogu zbulon bisedën me babanë e 7-vjeçares që u vra në Himarë: Pse s’më mori mua!

“Ma mori Zoti, ishim dorë për dorë”/ Pedagogu zbulon bisedën me babanë e 7-vjeçares që u vra në Himarë: Pse s’më mori mua!

Comments 1

  1. m says:
    4 years ago

    p’o ti qe e ktheve ne detyre , s’ke asnje “vrasje” ndergjegjje , apo kujt ja ndjen , vetem t’i sherbej partise dhe “pushetit popullor”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

July 24, 2026
Gjermania/ Hapen dyert për punëtorët nga Ballkani, përfitojnë dhe shqiptarët

Kush punon e kush jo? Qarqet shqiptare me diferencat më të mëdha në tregun e punës

July 24, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Ditë e favorshme për vendime të rëndësishme, çfarë parashikon fati për 12 shenjat e horoskopit

July 24, 2026
Arrestohet 43-vjeçari në Bërxullë, Policia i gjen pistoletë dhe municion në banesë

Arrestohet 43-vjeçari në Bërxullë, Policia i gjen pistoletë dhe municion në banesë

July 24, 2026
Travel and Tours: Tirana, destinacioni që bashkon trashëgiminë dhe modernitetin

Regjistrimet e bizneseve të reja rriten me 7.5%, kryeson Tirana. QKB: Kompanitë me kapital të huaj u rritën me 35.7%

July 24, 2026
Kryeson Europën! Shqipëria, vendi i bareve dhe restoranteve

Kryeson Europën! Shqipëria, vendi i bareve dhe restoranteve

July 24, 2026
“Nuk e nënvlerësova Iranin”, Trump: Mund ta shkatërrojmë gjithçka në dy ditë

SHBA vendos tarifa të reja ndaj 60 partnerëve tregtarë, Trump: Nuk kanë parandaluar punën e detyruar

July 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Qeveria në Bruksel, populli në Strasburg

July 24, 2026
Pse Edi Rama e ktheu debatin mbi projektin e Zvernecit në një betejë politike?

Rama mbledh qeverinë dhe grupin e PS, pritet fjalimi që e paralajmëroi më herët

July 24, 2026
Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In