• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas Tiranës Mogherini shkon në Prishtinë, nis takimin me Thaçin

by Java News
04/03/2017 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka arritur në Presidencë, ku u takua me presidentin Hashim Thaçi. Mogherini sot do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Në kuadër të vizitës së saj në Kosovë, Mogherini do e vizitojë edhe Mitrovicën. Mirëpo, ajo gjithashtu do të takohet edhe me udhëheqësit e partive politike.

Dje, partitë opozitare kanë konfirmuar se do të takohen me Federica Mogherinin, ku kanë thënë se do t’i tregojnë shqetësimet e tyre lidhur me Marrëveshjet si Asociacioni dhe Demarkacioni. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, do të vizitojë sot Kosovën. Ajo do të qëndrojë në Prishtinë dhe Mitrovicë.Gjatë vizitës, Mogherini do të takohet me autoritetet politike, duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministrin Isa Mustafa dhe udhëheqësit e partive politike parlamentare, përfshi ato opozitare.

Në axhendën e dërguar nga Zyra e BE-së, konfirmohet se ajo do të vizitojë urën e Mitrovicës, ku kohët e fundit kishte zhvillime dramatike në lidhje me ndërtimin e parkut mes pjesës jugore dhe veriore të qytetit. Aty, Bashkimi Evropian është i përfshirë në projektin për lëvizjen e lirë mbi dhe përreth urës kryesore mbi lumin Ibër.Njëherësh, vizita e Mogherinit vjen në kohën e zhvillimeve tjera politike në Kosovë, siç janë paqartësitë rreth ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, si kusht i Kosovës për t’u përfshirë në liberalizimin e vizave.Mogherini është ndërmjetësuese edhe në procesin e bisedimeve Prishtinë – Beograd, dhe pritet që ajo të adresojë edhe çështjen e marrëveshjeve të Kosovës me Serbinë në procesin e dialogut të Brukselit.
Vizita e Mogherinit në Kosovë po realizohet në kuadër të një turni që ajo po zhvillon në rajonin e Ballkanit.Gjatë vizitës në Beograd, Mogherini ka mbajtur një fjalim para Parlamentit të Serbisë, por aty ajo është penguar nga deputetët e Partisë Radikale Serbe të Vojisllav Sheshelit, të cilët kanë brohoritur “Serbia, Rusia, nuk na duhet BE-ja”.Mogherini nuk e ka ndërprerë fjalën e saj, ndërkohë që në një moment ka porositur se nuk do të lodhet dhe ta ruajnë zërin për fushatën presidenciale që pritet të zhvillohet në Serbi.Para vizitës në Serbi, Mogherini qëndroi edhe në Maqedoni, kurse në mbrëmjen e të premtes, ajo vizitoi Shqipërinë. Me vizitën e sotme në Kosovë, ajo përmbyll turneun ballkanik. (REL)

 

ma.me

 

Next Post
Trump e Merkel do takohen më 14 mars

Trump e Merkel do takohen më 14 mars

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In