• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas thyerjes së “SKY”, bandat zbarkojnë tek “Matrix”/ Dumani zbulon aplikacionin ku kryhen porositë e vrasjeve

by Java News
20/05/2022 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thyerja e aplikacionit të komunikimit “Sky ECC” nga policia, ka sjellë një numër të lartë arrestimesh në të gjithë Ballkanin dhe të gjithë botën. Pjesë e këtyre arrestimeve kanë qenë qindra shqiptarë, që nga Britania e Madhe, Belgjika, Holanada etj… e deri në Amerikën Latine.

Por mesa duket, bandat kriminale kanë zbuluar një tjetër metodë për të komunikuar. Bëhet fjalë për aplikacionin “Matrix”. Pikërisht ky aplikacion përdoret edhe në Shqipëri nga bandat kriminale për të kryer porosi, nga trafiku i drogës deri tek porositë e vrasjeve.

Për përdorimin e këtij aplikacioni ka folur edhe Nuredin Dumani, i penduari që ka rrëfyer së fundmi në SPAK të gjitha krimet dhe porositësit që jepnin shuma marramendëse për eliminimin e armiqve.

Nuredin Dumani përmes dëshmisë së tij ka zbardhur skemën, duke nisur nga porositësit dhe deri te atentati i dështuar ndaj administratorit të një shkolle private në Tiranë Lulzim Masha. Shoku i Suel Çelës sipas Nuredin Dumanit ishte i interesuar të vriste Mashën. Porosinë Dumani e ka marrë nga Çela. Në dëshminë e tij ai tregon me detaje gjithçka.

Për të kryer porosinë Dumani ka kërkuar 200.000 Euro, por ai i ka ofruar shumën prej 150.000 Euro.

“Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eleminimin e pronarit të shkollës Ëilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Ëilson për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro. Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej nipçja dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do ti jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”.

Rikun në Matrix e kam regjistruar kusho. Riku pranoi dhe unë i dhashë atij fotografinë e personit si dhe të ambienteve që mi kishte dërguar i interesuari për të realizuar vrasjen. Henriku më ka treguar se pronari i shkollës Ëilson e pinte kafen zakonisht te lokali përballë garazhit. Gjithashtu, Riku më ka thënë se ndjekjen e pronarit të shkollës Ëilson e ka bërë edhe …………. që ka lokalin në …….., duke informuar Henrikun për lëvizjet e tij pasi banesa e tij ishte afër me lokalin e ………… Riku ka ardhur në Kosovë me një makinë Ëolksvagen Passat ose Pheiton dhe në bisedë me të i thashë për objektin që duhej të vriste si dhe i dhashë një armë skorpions 7.65 mm të cilën e mbaja vetë. Mbaj mend që Riku ka ardhur edhe një herë tjetër dhe më ka takuar në Kosovë ku ishte së bashku me nipçen. Kur ka ardhur me nipçen Rikut i kam dhënë edhe një pistoletë.

Organizimin e vrasjes së këtij personi e ka bërë Riku. Gjatë kohës që unë isha në Kosovë, kam komunikuar me Rikun nëpërmjet telefonit, i cili më kërkoi një automjet për të realizuar atentatin ndaj pronarit të shkollës Ëilson. Për këtë unë i kam shkruar …………………, të cilit i kërkova një automjet për punë (atentate) …Makina ishte Golf 4, ngjyrë blu e errët. Këtë makinë Riku e ka marrë dhe e ka sjellë në Tiranë dhe më ka thënë se është në një garazh por se di se ku. Në dijeninë time kjo makinë nuk është përdorur për punë nga Riku. Pagesën për këtë makinë ia ka bërë Riku personit i cili ka dalë me një Jep Cheroke blind. Riku më ka treguar se, kur ka shkuar të marrë makinën e kanë pritur dy persona, ku njëri prej tyre e ka nxjerrë makinë 30 metra larg nga blindi dhe më pas kanë qëndruar të dy në makinën e blidnuar duke pritur mbërritjen e Rikut, “nipçes”… Sipas Rikut njëri nga personat në blind ka qenë trup i mbushur dhe qeros. Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në Matrix dhe me tha “kusho lëre se u fëlliqëm”. Riku më tha se i ishte bllokuar arma.

Sipas Rikut në drejtim të objektivit ka qëlluar nipçja. Nuk e di se çfarë makine kanë përdorur për të vajtur apo për tu larguar nga ngjarja. Pas ngjarjes i shkrova kontaktit që më dha Suel Çela dhe i thashë me fal se dështuam. Ky personi me tha se e kishte marrë vesh dhe më tha të jenë mirë çunat. Fola dhe me Suelin për këtë por e trajtuam si me shaka, pasi ai ishte i kujdesshëm në bisedë. Për këtë porosi Henriku ka marrë 10.000 Euro kapar. Personi i cili ishte i interesuar dhe që ma kishte dhënë Sueli, më tha nxirr dikë te Tegu të marri kaparin prej 10.000 Euro. Më pas unë komunikova me Rikun të cilit i thashë të shkonte te parkingu i Tegut që të merrte 10.000 Euro. Henriku më ka thënë se ka shkuar me një makinë ML dhe kur ka qenë te parking e kam thënë të presi në makinë, më pas i ka shkaur te xhami një person që i ka dhënë porosinë prej 10.000 Euro. Edhe pse puna nuk u krye nuk e kemi kthyer shumën prej 10.000 Euro”.

Në lidhje me atentatin ndaj administratorit u arrestua 31-vjeçari Skerdi Tasi i cili u akuzua për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit. Në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, Masha është shprehur se për gati një javë para se të qëllohej është ndjekur dhe është ndjekur dhe është mbajtur në vëzhgim nga një person. Sipas tij këtë person e ka vërejtur pranë shkollës që ai administron, por nuk i ka shkuar ndërmend se mund të ketë qenë objektiv i ndonjë atentati, pasi nuk ka konflikt me njeri.

Next Post
VIDEO / Presidenti i KiE nis vizitën zyrtare në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

VIDEO / Presidenti i KiE nis vizitën zyrtare në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

May 12, 2026
Nis magjia e Eurovision 2026, Shqipëria zbret në skenë të enjten, si të votoni për “Nan”

Nis magjia e Eurovision 2026, Shqipëria zbret në skenë të enjten, si të votoni për “Nan”

May 12, 2026
Krasniqi tregon rastet kur është hequr “non grata”: Të gjitha kanë lidhje me gjeopolitikën

Krasniqi tregon rastet kur është hequr “non grata”: Të gjitha kanë lidhje me gjeopolitikën

May 12, 2026
Ku ndryshon hantavirusi nga COVID-19?

Ku ndryshon hantavirusi nga COVID-19?

May 12, 2026
Nis beteja për 7 qershorin/ Kurti kundër Osmanit, partitë në Kosovë bëjnë lëvizjet e fundit para dorëzimit të listave

Nis beteja për 7 qershorin/ Kurti kundër Osmanit, partitë në Kosovë bëjnë lëvizjet e fundit para dorëzimit të listave

May 12, 2026
Media, gjobëvënia dhe drejtësia që hesht

Media, gjobëvënia dhe drejtësia që hesht

May 12, 2026
“Nëse bie zjarri, bën gjëmën”/ Denoncimi i Braçes: Lagjet në mes të Tiranës, në kurth! Zjarrfikësja as hyn e as del dot (VIDEO)

“Nëse bie zjarri, bën gjëmën”/ Denoncimi i Braçes: Lagjet në mes të Tiranës, në kurth! Zjarrfikësja as hyn e as del dot (VIDEO)

May 12, 2026
“Çfarë tragjedie”, reagon ashpër Evi Kokalari: Robert Ndrenikës i bënë gjyq publik, ndërsa Berishën e ngrenë në qiell

“Çfarë tragjedie”, reagon ashpër Evi Kokalari: Robert Ndrenikës i bënë gjyq publik, ndërsa Berishën e ngrenë në qiell

May 12, 2026
VIDEO/ “Territorialja” ndez debat mes Kujtim Cakranit dhe Idajet Beqirit: Pa Cakran nuk ka Fier, pa Cakran nuk ka Mallakastër

VIDEO/ “Territorialja” ndez debat mes Kujtim Cakranit dhe Idajet Beqirit: Pa Cakran nuk ka Fier, pa Cakran nuk ka Mallakastër

May 12, 2026
“Vizitë mes vëllezërve”, Skënder Hita takim me homologun nga Kosova

“Vizitë mes vëllezërve”, Skënder Hita takim me homologun nga Kosova

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In