• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pas thirrjes së Zelenskyt/ BE pret të marrë kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar me bllokun sa më parë. Von der Leyen: Shumë shpejt…!

by Java News
28/02/2022 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët në Bruksel thanë se aplikimi duhet të vlerësohet menjëherë nga Këshilli dhe të merret vendimi nëse do të kërkohet opinion urgjent nga Komisioni Europian, sipas The Guardian.

Që Ukraina të bëhet një vend anëtar i BE-së, ajo do të kalojë një periudhë të para-anëtarësimit me kohëzgjatje të ndryshme, gjatë së cilës vendi kandidat përshtat institucionet, standardet dhe infrastrukturën e tij për t’i mundësuar asaj të përmbushë detyrimet e tij si shtet anëtar.

Ditën e sotme, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i bëri thirrje Bashkimit Evropian për anëtarësim urgjent në bllokun 27-anëtarësh të vendit sipas procedurave speciale.

Që Ukraina të bëhet një vend anëtar i BE-së, ajo do të kalojë një periudhë të para-anëtarësimit me kohëzgjatje të ndryshme, gjatë së cilës vendi kandidat përshtat institucionet, standardet dhe infrastrukturën e tij për t’i mundësuar asaj të përmbushë detyrimet e tij si shtet anëtar.

Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia janë aktualisht vende kandidate.

Por qe Ukraina i përket Bashkimit Evropian dhe blloku do të donte ta shihte sa me shpejt vendin t’i bashkohej me kohë, e tha dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Ne kemi një proces me Ukrainën që është, një shembull, integrimi i tregut ukrainas në tregun e vetëm. Ne kemi bashkëpunim shumë të ngushtë në rrjetin e energjisë, një tjetër shembull. Kaq shumë tema ku ne punojmë shumë ngushtë së bashku dhe në të vërtetë me kalimin e kohës, ato na përkasin ne. Ata janë njëri prej nesh dhe ne i duam ata brenda”, tha Von der Leyen.

Në një video mesazh për përditësimin e situatës së luftës në Ukrainë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Bashkimit Evropian “të pranojë urgjentisht Ukrainën” në BE, ndërsa shtoi se “mbështetja e koalicionit tonë kundër luftës është e pakushtëzuar dhe e paprecedentë.

Pas deklaratës së Zelenskyt zyrtarët në Bruksel thanë se “kjo do të duhet të vlerësohet shumë shpejt nga këshilli dhe të merret vendimi nëse do të kërkohet një opinion urgjent nga Komisioni Evropian”.

Ukraina prej 5 ditësh po përballet me bombardimet ruse, ku e gjithë bota ka dalë në mbështetje të saj. BE ka ndërmarr sanksione të shumta ekonomike ndaj Rusisë, ndërsa ka vendosur për herë të parë në historinë e saj që të dërgojë 450 milionë euro armatime në Ukrainë që të mbrohen nga sulmet ruse.

Përtej kësaj, lufta që po zhvillon Ukraina për të ruajtur vlerat e saj demokratike duket se ka shtyrë edhe më tej BE që “t’i garantojë rrugën Ukrainës drejt familjes europaine”./m.j

Next Post
Ushtari shqiptar nga beteja e luftës në Ukrainë: Po përdorin spiunë. Rusët hyjnë me autorizime false në postblloqet e Kievit. Një bashkatdhetar i lënduar

Ushtari shqiptar nga beteja e luftës në Ukrainë: Po përdorin spiunë. Rusët hyjnë me autorizime false në postblloqet e Kievit. Një bashkatdhetar i lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

March 3, 2026
Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

March 3, 2026
Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

March 3, 2026
Prej dy dekadash bën Reformën Zgjedhore në Shqipëri, Bylykbashi i PD: Duhet reformë e thellë të sigurojë barazinë e votës

Financimi i partive politike, Bylykbashi: Të ndërtojmë një sistem transparent dhe gjithëpërfshirës

March 3, 2026
Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

March 3, 2026
Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

March 3, 2026
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

March 3, 2026
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In