Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë këtë të enjte ambasadorët e vendeve të BE-së dhe Luigi Soreca.
Takimi po zhvillohet në presidencë me kërkesë të Ilir Metës, ndërsa ende nuk dihen temat e bisedës.
Por kjo lëvizje e kreut të shtetit vjen pas thirrje për plotësimin e menjëhershëm të vakancave për Gjykatën Kushtetuese.
Kujtojmë se plotësimi i Gjykatës Kushtetuese është kusht i BE për nisjen e bisedimeve për integrimin e Shqipërisë në familjen europiane.
g.kosovari