Ilia Dimovski nga VMRO DPMNE ka theksuar se pasi të tërhiqet Gruevski nga pozita e kryeministrit, asnjë prej funksionarëve të VMRO DPMNE-së që mban pozitën e ministrit, deputetit ose ndonjë tjetër post politik nuk do të ulet në vendin e kryeministrit.
“Kjo është një zgjidhje sistemore që do të futet në ligjet zgjedhore të Maqedonisë dhe do të vlejë në të gjitha zgjedhjet e ardhshme. Kjo nënkupton që nëse kryeministri sërish kandidon për zgjehdjet e ardhshme, atëherë ai duhet të tërhiqet 100 ditë para zgjedhjeve”, tha Dimovski, transmeton “Zhurnal”.