• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, Hoti dhe Vuçiç “kokë më kokë” edhe në Bruksel

by A R
02/09/2020 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, Peter Stano, ka konfirmuar se do të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian më 5, 6 dhe 7 shtator.

Sipas tij, të hënën do të zhvillohet takimi në nivel të lartë, në mes të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërsa gjatë kësaj fundjave do të zhvillohen bisedime në nivel të ekspertëve.

Ai ka thënë se liderët politikë të hënën do të priten nga Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell dhe Përfaqësuesi i Posaçëm për dialog, Mirosllav Lajçak.

Ky zëdhënës i BE-së ka paralajmëruar se në takimin e së hënës, do të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me “aranzhimet për komunitetet jo shumicë dhe çështjet e kërkesave financiare dhe të pronësisë nga ana palëve”.

Ai nuk ka dashur të tregojë hollësi rreth këtyre temave.

I pyetur se a do të diskutohet edhe për dëmet e luftës, një çështje që në opinion është përmendur shpesh nga ana e zyrtarëve të Kosovës, Peter Stano ka thënë se vet ideja e takimit është që të diskutohet për të gjitha çështjet e hapura mes palëve.

Stano po ashtu ka refuzuar që të saktësojë se a kanë të drejtë apo jo palët në interpretimet e tyre për dialogun, me palën kosovare që thotë se është vetëm dialog politik që do të rezultojë me njohje, dhe atë të Serbisë se nuk diskutohet për njohjen.

“Ky është një dialog që do të rezultojë me një normalizim të raporteve mes palëve dhe që do të përmbyllej me një marrëveshje ligjërisht obliguese”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së, duke shtuar se interpretimet dhe qëndrimet shpesh të ndryshme të palëve janë pjesë përbërëse e këtij procesi.

“Ne jemi lehtësues e jo komentues të dialogut”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Burimet e BE-së kanë paralajmëruar se gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën, në Bruksel do të ketë takime edhe nga ana e ekspertëve, të cilët do të merren me çështjet e të zhvendosurve dhe bashkëpunimit ekonomik, tema këto të cilat ishin në rend ditë në dy takimet e fundit.

Qëllimi është që palët sa më shumë të afrohen për këto tema dhe, mundësisht edhe të bien dakord, thonë burimet e BE-së.

Takimet në Bruksel, këtë fundjavë dhe të hënën, vijnë menjëherë posa të kenë përfunduar takimet në Uashington, mes Kosovës dhe Serbisë, të thirrura dhe ndërmjetësuara nga administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja rifilloi më 16 korrik, pasi ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. /REL

Next Post
Rritja e shifrave me COVID-19, Kosova shton numrin e “bluzave të bardha” hapet dhe një spital tjetër për pacientët e infektuar

Bilanci në Kosovë: 6 viktima dhe 112 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In