• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas shqetësimit për “kërcënimin kinez”, Shqipëria miraton marrëveshjen me SHBA-në për rrjetin 5G

by Java News
11/12/2019 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare ka miratuar në parim memorandumin e mirëkuptimit me qeverinë amerikane për sigurinë 4G dhe 5G. Në vendimin e miratuar sot nga qeveria shqiptare nuk jepen detaje për shkak se është një cështje e sigurisë kombëtare, por theksohet se me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, këshilli i ministrave ka miratuar memorandumin me SHBA-në.

Në muajt e fundit pasur një debat për rrjetin 5G, por si qëndron e vërteta? SHBA-ja në të gjithë Europën, Perëndimin ka bërë një fushatë kundër teknologjisë kineze ne fushën e telekomunikacionit, veçanërisht kundër kompanisë kineze Huawei. Në Shqipëri rastisi që fushata koincidoi me lancimin e rrjetit 5G nga një operator privat. Rrjetin 5G nuk e ka në dorë qeveria, por kompania që ka blerë frekuencat e liruara nga televizionet, që më pas janë shitur nga AKEP. Lancimi i rrjetit 5G për të cilin nuk përdoret Huawei në Shqipëri, por teknologjia perëndimore duke respektuar politikën europiane.

Ambasada amerikane në mënyrë të vazhdueshme e ka shprehur shqetësimin që të mos lidhet marrëveshje me kompani kineze nga ana e operatorëve shqiptarë. Pak javë më parë e ngarkuara me punë e SHBA-së Tiranë Leyla Moses-Ones deklaroi në konferencën ‘Demokracia përballë rrezikut të teknologjisë’ se Shqipëria është e palëkundur në partneritetin me Amerikën duke ua bërë të qartë disa vendeve, referuar Rusisë apo Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje.

Ndërkohë që ish këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish-Komandanti Suprem i Forcave të NATO-s në Europë James Jones e kishte të drejtpërdrejtë mesazhin për autoritetet shqiptare sa i përket rrjetit 5G kur tha se liderët shqiptar duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre dhe sot qeveria ka firmosur marrëveshjen në parim me SHBA-në për rrjetin 5G.

V E N D I M për
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR SIGURINË 4G DHE 5G

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
/e.s/

Next Post
Zbardhet shkaku i vrasjes në Kavajë/ 33-vjeçari nuk pranoi të paguante birrën dhe e shau nga gruaja pronarin e lokalit

Zbardhet shkaku i vrasjes në Kavajë/ 33-vjeçari nuk pranoi të paguante birrën dhe e shau nga gruaja pronarin e lokalit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In