• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas shlyerjes së 8 kësteve për ish-të përndjekurit, qeveria diskuton për përfitimet e trashëgimtarëve

by A R
16/01/2018 07:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë pasi qeveria njoftoi se janë siguruar pagesat e dëmshpërblimit të parashikuar me ligj për të gjithë ish-të përndjekurit që janë gjallë (8 këste), një njoftim i ri ka të bëjë me vijimin e pagseave për katëgoritë e tjera të këtij grupi social.

Ideja që po debatohet nëpër ministri është se, pas shlyerjes së plotë të detyrimit financiar për ish të përndjekurit e kategorisë së parë, qeveria mund të heqë dorë nga kompensimi për trashëgimtarët që nuk i përkasin brezit të fëmijëve të personave të persekutuar që nuk jetojnë më.

Në ligjin përkatës, nuk specifikohet se deri se në cilin brez mund të përfitojnë familjarët e tyre. Me pak fjalë, në rast se kanë vdekur edhe fëmijët e një ish të përndjekuri, në përputhje me ligjin, përfitimi do të shkonte tek trashëgimtarët e radhës, pra tek nipat dhe mbesat e tij, mjaft që trashëgimia të provohej me dokumenta.

Por duket se një gjë e tillë po krijon një barrë të konsiderueshme për buxhetin e shtetit, që tanimë është ngarkuar edhe me detyrime të jashtëzakonshme, të tilla si vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

“Ka një këndvështrim të ri, që po diskutohet brenda qeverisë: do t’i shlyejmë të gjithë, brezin e dytë, brezin e tretë, brezin e katërt pa mbarim, apo do të kufizohemi?”, shtroi një pyetje retorike dje, në një takim me median, kreu i Financave dhe Ekonomisë, Arbën Ahmetaj.

Kjo flet për atë, që ekspertët e Financave pranë qeverisë kanë sugjeruar që të amendohet ligji, në mënyrë që të ulen në minimum shpenzimet për këtë kategori, duke u kufizuar tek brezi i parë i trashëgimtarëve.

Ndryshe nga e drejta e pronës, që konsiderohet si një e drejtë themelore e njeriut edhe nga shteti shqiptar dhe e cila trashëgohet pavarësisht nga niveli e afërsisë me personin që nuk jeton më, e drejta e shpërblimit për ata që kanë bërë burg apo internim të rëndë në epokën e komunizmit është një e drejtë që u është njohur me ligj trashëgimtarëve. Në rastin e fundit, është Kuvendi që mund të caktojë gradën e trashëgimtarëve, deri ku mund të përfitohet pagesë dëmshpërblimi, ndërkohë që një gjë e tillë nuk ka vlerë për ish-pronarët.

Aktualisht, buxheti i shtetit parashikon një shumë prej 2 miliardë lekësh apo 15 milionë eurosh për këtë vit në favor të ish-të përndjekurve. Duke qenë se të gjithë ata që kanë mbetur gjallë janë likuiduar, aktualisht po marrin fonde trashëgimtarët e tyre, këstin e dytë, nga tetë të tillë.

Kjo shifër ka qenë 1.97 miliardë lekë në vitin 2015, 1.98 miliardë në vitin 2016 dhe do të mbetet 2 miliardë lekë edhe këtë vit dhe vitin pasues. Vetëm për vitin 2020, në buxhetin afatmesëm të qeverisë, është parashikuar një rritje prej 10 përqindësh, duke e kaluar shifrën në nivelin e 2.2 miliardë lekëve.

Kjo deklaratë duket qartë që ka të bëjë me përpjekjet e Financave që të ulin sa më shumë shpenzimet buxhetore, por ajo mund të hasë edhe në kundërshtitë e opozitës politike apo përfaqësuesve të ish-të përndjekurve.

Rritja ekonomike
Arben Ahmetaj deklaroi se rritja ekonomike parashikohet të ketë qenë 3.9% për vitin 2017 dhe madje parashikohet 4.2% këtë vit. “Rritja e vitit 2017 mendohet si 12 mujor të arrijë rreth 3.9%, që patjetër është mbi nivelin e parashikuar, qoftë nga ne qoftë nga Banka e Shqipërisë apo institucionet financiare ndërkombëtare, si FMN, BB apo BERZH”, deklaroi Ahmetaj. “Tremujori i 3, për të cilin edhe të dhënat janë zyrtare është një tremujor shumë i mirë, por i goditur nga thatësira. Për këtë shkak energjia goditi me minus 34% industrinë . Nëse do të kishim një situatë normale mund të ishim më lart, mund të kishim synuar edhe rritjen ekonomike prej 4% që gjatë vitit 2017”, tha ai.

Sa u përket investimeve, ministri është treguar optimist. Ato llogariten të shkojnë në pothuaj të njëjtin nivel me vitin 2016, që ishin gati 1 miliard euro. “Në qoftë se do të ecim me të njëjtin term si tremujori i tretë dhe i katërt, atëherë do të kapim pothuajse të njëjtën shifër që kemi kapur në vitin 2016. Dua të theksojë që investimet e mëdha në dy vitet që vijnë janë në fazat e përfundimit dhe të hyrjes së operimit në ekonominë shqiptare të tyre, qoftë të Devollit, qoftë të TAP-it. Por patjetër këto dy investime të mëdha do të zëvendësohen nga investime serioze në turizëm, në ndërtim dhe në bujqësi, por në aspektin tjetër, duhet të mendoni që përfundimi i investimeve të huaja rrit produktivitetin e ekonomisë shqiptare”, shtoi ai.

Sipas ministrit parashikohen edhe investime strategjike, si ngritja e Aeroportit të Vlorës, apo disa projekte të rëndësishme në turizëm, që nga ana legale e proceduriale pritet të maturohen në 6 mujorin e parë dhe të fillojnë investimin gjatë fundit të 2018-s apo fillim të 2019-s. “Janë 1100 kompani të huaja, janë kompani me shifra më të ulëta që furnizojnë gjenerimin e rritjes organike të investimeve të huaja dhe ekonomisë dhe këto janë gjithmonë në rritje. Po ashtu, janë 304 projekte të mëdha që organikisht do të furnizojnë rritjen ekonomike dhe vlerën e investimeve të huaja”, bërit të ditur Ahmetaj./Shqiptarja/.a.m.

Next Post
Zbuloni shpirtin tuaj, zgjidhni një lule

Zbuloni shpirtin tuaj, zgjidhni një lule

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

September 30, 2026
“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale.

“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale.

September 30, 2026
Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

Me 1 tetor tubim në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 30, 2026
Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

September 30, 2026
Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

September 30, 2026
Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

Frika me protestu kundër Kurtit

September 30, 2026
“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

September 30, 2026
Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

Kurti: Aktgjykimi i Speciales është i padrejtë, do të bëjmë të pamundurën për korrigjim

September 30, 2026
Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

September 30, 2026
Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com