Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë pasditen e sotme në Roskavec, ndërsa flakët kanë përfshirë një zonë me ullishte.
Flakët rrezikojnë edhe një biznes që ndodhet aty pranë.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse nga Patosi, në ndihmë të të cilave janë vënë dhe banorët e zonës, të cilët po përpiqen të izolojnë flakët me mjete rrethanore.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
g.kosovari