Gazetari Saimir Kodra thotë se ka kaluar sëmundjen e koronavirusit që në muajin janar. Gazetari tha se këtë e ka zbuluar përmes kryerjes së analizës së anti-trupave.
“Për t’ju zbuluar një sekret, në analizat që bëra të anti-korpeve, jam një person që e kam kaluar Covid-in. Pra e gjithë kjo situatë karantine që rrijmë mbyllur është për të transmetuar të gjithën. Që në janar e kam kaluar”, është shprehur gazetari Saimir Kodra në emisionin që ai drejton “Stop”.
Kujtojmë se në emisionin e 1 Prillit, Saimir Kodra bëri një shaka, duke inskenuar një situatë sikur ishte prekur nga koronavirusi. /e.s/