• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pas samitit të NATO-s Macron hedh hapin e rëndësishëm: Gati të mikpresim një konferencë solidariteti për Shqipërinë

by Java News
05/12/2019 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të mërkurën, pas takimit të NATO-s në Londër: “Ne kemi nevojë për një konferencë solidariteti për Shqipërinë”, dhe shtoi se “konferenca mund të zhvillohej në Francë”. Macron tha gjithashtu se ajo mund të bashkojë partnerë publikë dhe privatë për të organizuar rindërtimin e vendit.

Qeveria shqiptare ende nuk i është përgjigjur këtij propozimi. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e quajti konferencën e madhe të donatorëve, të propozuar dje nga kryetarja e komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, “sukses të madh” dhe se ajo krijon mundësinë “për qasje shtet me shtet”:

“Konferenca e madhe e donatorëve është një sukses, po të doni vendoseni edhe në thonjëza, sepse krijon premisën për një qasje shtet me shtet në raport me Shqipërinë dhe është një instrument ekstra mbi gjithë instrumentet e tjerë të financimit, me një potencial financimi të konsiderueshëm”, tha Rama.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës para tërmetit ishin të tensionuara për shkak të vetos së Francës në Këshillin e BE-së kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por, pas tërmetit, dy vendet u afruan sidomos pasi presidenti francez dërgoi një skuadër shpëtimi në Shqipëri. Në Watford, Macron përsëriti arsyetimin për vendimin e tij se nuk ishin përmbushur kushtet për negociatat e pranimit. Por kritikoi gjithashtu edhe procedurën e zgjerimit të BE-së, e cila, sipas Macron është shumë konfuze dhe burokratike.

Të mërkurën, Komisioni i BE-së njoftoi se ka vënë në dispozicion 15 milionë euro për Shqipërinë, në mënyrë që ajo të përballojë nevojat emergjente të shkaktuara nga tërmeti. Von der Leyen paralajmëroi gjithashtu se do të organizojë edhe një konferencë donatorësh.

Siç i konfirmoi sot qeveria shqiptare Deutsche Welles, aktualisht janë rreth 12 mijë njerëz të strehuar në çadra dhe hotele. Tërmeti 6.4 ballësh ishte më shkatërruesi në Shqipëri prej disa dekadash. Dëmi i shkaktuar mendohet të krkojë deri në një miliardë Euro për rikuperim. /DW/

Next Post
Kuvendi miraton dhurimin e apartamenteve për të prekurit nga tërmeti

Kuvendi miraton dhurimin e apartamenteve për të prekurit nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com