Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka thënë se vendi i tij mund t’i ndjekë hapat e Rusisë dhe të tërhiqet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN).
Madje, Duterte e ka quajtur të padobishme GJPN-në, si dhe është ankuar ndaj Shteteve të Bashkuara dhe vendeve tjera perëndimore, të cilat e kanë akuzuar atë për vrasje të jashtëligjshme në fushatën kundër drogën në Filipine, transmeton Express.
“Ata janë të padobishëm, ata në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Ajo [Rusia] u tërhoq. Edhe unë mund ta bëj të njëjtën gjë,” ka thënë Duterte.
Ai, po ashtu i ka fajësuar Kombet e Bashkuara se kanë dështuar t’i parandalojnë luftërat nëpër botë. (b.an)