• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas Rrugës së Kombit dhe lobimit rus, Basha vazhdon dhe shmang prokurorinë

by Java News
22/03/2019 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që prej nëntorit 2008 në arkivën e Prokurorisë së Përgjithshme qëndron e stivosur një dosje që flet për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës,kundër Lulzim Bashës e dy personave të tjerë. Rruga Durrës-Kukës-Morinë, është çështja më e nxehtë që qëndron në Prokurorinë e Përgjithshme, me statusin e pezulluar, për shkak të një vendimi gjyqësor të marrë nga gjyqtarja besnike e Partisë Demokratike Fatmira Hajdari, e cila vulosi dosjen. Dosja mund të rihapet vetëm pas një kallëzimi të ri nga ministria e Transporteve ose vetëm pas një indicie që do sjellë prova të reja. Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme thanë se çështja është e pezulluar, për shkak të vendimin të 15 dhjetorit 2008 të gjykatës së Tiranës që nxirte të pavleshëm aktin e njoftimit të akuzës ndaj Lulzim Bashës.

Dy vendimet gjyqësore

Dosja kundër Lulzim Bashës u pezullua nga prokurori Arben Kraja, fill pas “goditjes” proceduriale që ju bë nga dy vendime të gjykatës së Tiranës. Bëhet fjalë për vendimin e datës 18 nëntor 2008, i marrë nga gjyqtari Sokol Tona, me anë të cilit është vendosur shfuqizimi i vendimit të datës 6 nëntor 2008, të prokurorisë së Përgjithshme, në lidhje me zgjatjen e afatit 1 mujor, që ka të bëjë me procedimin penal Nr.1, viti 2007 kundër Lulzim Bashës e dy zyrtarëve të tjerë. Ky vendim është marrë nga gjyqtari Tona, ndërsa kërkues kanë qënë Armand Teliti dhe Andi Toma, ish-bashkë të pandehur me Lulzim Bashën për çështjen e abuzimit me procedurat për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Më pas në 15 dhjetor 2008, një tjetër vendim gjyqësor që i ka dhënë “nokaut” dosjes hetimore është ai i marrë nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, e cila në cilësinë e gjyqtares së Apelit vendosi të deklarojë pavlefshmëri të akteve procedural, gjatë hetimeve paraprake si, fletëthirrjen e datës 24 nënëtor 2008 që i ishte bërë nga ana e prokurorisë në drejtim të Lulzim Bashës. Deklarimin e pavlefshëm të aktit të njoftimit të akuzës, të datës 27 nëntor 2008, të prokurorisë si dhe pavlefshmërinë e akteve të mëpasme të ndërmarra nga prokuroria, që varen nga aktet e deklaruara të pavlefshme, pasi sipas gjykatës të gjitha këto veprime konsiderohen “Nul”.

950 mln euro kosto

Gjigandi amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro.Pavarësisht kësaj, gjatë asaj periudhe kur ministrinë e Tranporteve e drejtonte Lulzim Basha fatura financiare ka filluar të fryhet duke u derdhur përfundimisht 950 milionë euro për rrugën. Kjo është pranuar dhe gjatë një e-maili të rrjedhur nga ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode.

Borxhi i emetimit/ Kredia për Durrës-Kukës u shlye në dhjetor të 2010

Kredia nga “Alpha Bank” dhe “Deutsche Bank” u mor në maj të vitit 2009 dhe u shlye një vit e gjysmë më vonë, në dhjetor të 2010, sapo qeveria arriti të siguronte 300 milionë euro borxh përmes emetimit të eurobondit. Në atë kohë termat e kredisë ishin euribor plus 9.6 për qind. Për shkak se euribori është një instrument i ndryshueshëm, më vonë interesi total i kredisë do të arrinte deri në 13.5 për qind. Jozyrtarisht burime nga Ministria e Financave thanë se pranë qeverisë në atë kohë kanë mbërritur oferta më të lira se sa ato dy të përzgjedhura nga ish-qeveria e djathtë çka duket se përbën dhe bazën kryesore të kallëzimit ndaj Bodes dhe Shehut./shqiptarja.com

Next Post
“Sulltan Novruzi”/Baba Mondi: Shqiptarët të mos braktisin vendin

“Sulltan Novruzi”/Baba Mondi: Shqiptarët të mos braktisin vendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com