• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas rritjes së rasteve Mira Rakacolli tregon nëse Shqipëria do i rikthehet karantinës

by Ardit Rada
06/11/2020 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëria është rritur ndjeshëm dhe kjo po shqetëson jo vetëm qytetarët, por edhe institucionet shtetërore.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është shprehur se situata mbetet shqetësuese dhe shkaktare është vetë tipologjia e virusit, por edhe papërgjegjshmëria e qytetarëve.

“Është një situatë shqetësuese, sepse numrat po vijnë në rritje. Kjo situatë ka të bëjë me sjelljen e virusit në këtë stinë vjeshtë-dimër, por ka të bëjë edhe me atë se qytetarët nuk po i respektojnë masat, sidomos në këtë periudhë të rritjeve të rasteve”, tha ajo.

Më tej Rakacolli u shpreh se karantina është në dorë të qytetarëve, pasi nëse ata respektojnë masat e marra për të parandaluar Covid-19, atëherë nuk do të ketë mbyllje. Por shumë qytetarë nuk e mbajnë maskën fare, disa të tjerë nuk e vendosin atë në mënyrë korrekte dhe përveç këtyre ata qëndrojnë me orë të zgjatura në bare dhe restorante dhe nuk respektojnë distancën.

“Ne jemi duke e ndjekur me shumë vëmendje situatën. Problemi i shëndetit është problem kompleks, që është i lidhur me ekonominë, por edhe me problemet e tjera sociale. Ne nuk duam të mbyllemi krejtësisht siç bëmë në fillim. Këtë nuk e duam as ne dhe as qytetarët. Që në mos të arrijmë këtu nuk e kemi në dorë ne, por këtë e kanë në dorë qytetarët. Të përdoret maska me shumë dëshirë. Njerëzit nuk e mbajnë maskën në mënyrë korrekte, vazhdojnë të qëndrojnë me orë të zgjatura në bare e restorante dhe nuk ruajnë distancën.

Gjithçka varet nga shifrat. Shifrat janë të larta dhe po rriten ndjeshëm, po rritet numri i të shtruarve, numri i vdekjeve në përputhje me numrin e të shtrimeve nuk po rritet me proporcionalitet. Një analizë e tyre e kombinuar do na detyrojë që të marrim ato masa në uljen e rasteve, por do jenë masa të mirëmenduara. Në këtë moment që po flasim jo. Gjithçka varet nga situata dhe ne jemi në 24/7 ditë të javës në monitorim të situatës. Nuk kemi mbyllje të universiteteve, por mësim online. Universitetet nuk u hapën, jo se u mbyllën”, u shpreh Rakacolli në një intervistë për Euronews.

E pyetur nëse do të kemi një mbyllje të bareve dhe restoranteve, Rakacolli u shpreh se është ende duke u monitoruar dhe ende nuk është marrë një vendim.

“Po i monitorojmë, nuk mund të themi po ose jo, por akoma nuk kemi arritur në këtë rezultat. Ne po bëjmë thirrje tek qytetarët për kujdes që mos të arrijmë ta bëjmë këtë, dhe mos të shpenzojnë orë të zgjatura në bare”, tha jo.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 489 raste të reja dhe 6 viktima nga Covid-19. Ky është një rekord i ri infektimesh për Shqipërinë./d.c

Next Post
Regjistrohen 119 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

7 qytete të Kosovës i rikthehen karantinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com