Agjenti më i njohur në botë, Jorge Mendes do të merret në pyetje nga gjykata spanjolle për evazion fiskal. Pas Cristiano Ronaldos, ai që ka probleme me organet fiskale spanjolle është agjenti i tij, Jorge Mendes.
Më 31 korrik, ylli i Realit të Madridit u mor në pyetje nga gjykatësja Monica Gomez Ferrer, në Tribunalin Pozuelo të Alarconit, sa i përket akuzave për evazion prej 14.76 milionë eurosh mes viteve 2011-2014.
Sipas Mundo Deportivo, Jorge Mendes më 19 tetor pritet të dalë para gjyqit, ku do të pyetet së bashku me dy asistentë të tij, përgatiti ”Express”. (b.an)