• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralajmërimi i Bashës: Loja e Ramës me drogën do ketë pasoja për shqiptarët

by Java News
07/09/2017 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së Ramës se e betejën ndaj kanabisit qeveria e tij e ka fituar, ndërsa ky vit do t’i japë fund njëherë e mirë këtij fenomeni.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se asnjë drejtues i trafikut të drogës nuk është arrestuar gjatë këtyre viteve, kurse Rama thotë se problemi tashmë është drejt fundit.

Reagimi i plotë i Bashës

“Njeriu që për tre vjet mohoi problemin e drogës në Shqipëri, duke bekuar kthimin e saj në vendin kryesor të drogës në Europë, sot befas deklaroi se e paska zgjidhur këtë problem. Askush nuk është arrestuar, asnjë drejtues i trafikut nuk është zbuluar, asnjë organizatë trafikantësh nuk është goditur, asnjë rezultat konkret nuk ka patur në asnjë drejtim. Por kryeministri ka shpallur fitoren e luftës që nuk ka ndodhur.

Tani që droga shqiptare dhe krimi i organizuar është kthyer në problem politik për qeveritë europiane dhe BE-në, duke rrezikuar integrimin e Shqipërisë dhe kthimin e vizave për shqiptarët, Edi Rama nuk e fsheh dot më, ndaj ka vendosur ta pranojë dhe menjëherë të shpallë fitoren e luftës imagjinare ndaj saj.

Por nga ana tjetër promovon Gramoz Rucin të cilit që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, dhe Fatmir Xhafën e përfshirë në mbrojtjen e të vëllait të dënuar nga Italia për trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Është një lojë e rrezikshme: inkurajim për trafikantët dhe kriminelët që vazhdojnë të patrazuar dhe shkurajim për policët e ndershëm dhe të gjithë shqiptarët që duan ta luftojnë drogën. Është një lojë që do ketë pasoja për shqiptarët dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ndaj nuk do ta ndalim asnjë ditë betejën kundër kësaj të keqe që ka pllakosur vendin, demokracinë dhe ekonominë tonë”, shkruan Lulzim Basha në Facebook.

Next Post
DRAFTI/ Ashpërsim dënimi për kultivim kanabisi, konsumi jo vepër penale

Para se të jetë vonë, lexoni 7 problemet e rënda që sjell marijuana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

June 21, 2026
Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

June 21, 2026
VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

June 21, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Kali i pushtetit

June 21, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Protesta që e di cilët do të heqë nga puna, por jo cilët dëshëron të marrë në punë

June 21, 2026
I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

June 21, 2026
“Epsteini” ynë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

June 21, 2026
“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

June 21, 2026
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

June 21, 2026
Përmirësim i madh financiar për 4 shenja të horoskopit deri në tetor

Përmirësim i madh financiar për 4 shenja të horoskopit deri në tetor

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In