• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pas rënies së euros, BSH: Kursi i këmbimit valutor drejt stabilizimit

by Java News
17/08/2019 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka e Shqipërisë analizon zhvillimet në tregun valutor, duke arritur në konkluzionin se nuk pritet të ketë luhatje të ngjashme dhe kursi i këmbimit valutor do të shkojë drejt stabilizimit.

Banka Qendrore pret që tendenca e mbiçmimit vjetor të lekut të reduktohet gradualisht. Për periudhën maj-qershor, ky mbiçmim ishte 3,1%, ndërsa në fund të vitit 2018 kishte arritur nivelin maksimal prej 7,4%. Në vitet e fundit, evidentohet një mbiçmim sezonal më i hershëm i lekut në muajt e verës. Forcimi karakteristik i lekut është zhvendosur pjesërisht nga muaji korrik në muajt qershor, maj dhe deri-diku edhe në prill, çka përkon edhe me një fillim më të hershëm të sezonit turistik.

Banka e Shqipërisë gjykon se faktorët fondamentalë nuk mbështesin forcim të shpejtë e të mëtejshëm të kursit të lekut kundrejt euros, në ndryshim nga situata e vitit të shkuar. Pritshmëritë për një kurs më të stabilizuar mbështeten edhe në të dhënat që vijnë nga tregu valutor, që vlerësohet se po funksionon brenda parametrave normalë.

Aktualisht, kursi i këmbimit të euros është pranë nivelit të 121 lekëve, rreth 5 lekë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /l.m

Next Post
Gati Komisioni Hetimor/ Kush janë deputetët e PS që do firmosin për shkarkimin e Metës

Ilir Meta, mund të kërkojë “nënshtetësi” kosovare?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com