Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain është një nga sulmuesit më të mirë këtë edicion në Evropë dhe ky mund të jetë viti i tij i fundit në Itali.
Ai po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha evropiane, ndër to Liverpool, Chelsea dhe PSG, shkruan Fichajes.net.
Lojtari ditë më parë ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga Napoli dhe ky mund të jetë një indikacion se ai dëshiron të largohet pas tre viteve të kaluar në Serie A.