• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pas referendumit kurd, befason Erdogan: Kosova nuk është ende shtet…

by Java News
26/09/2017 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në një fjalim në ceremominë e hapjes së vitit akademik 2017 në lidhje me referendumin kontestues kurd në Irak tha se “Kosova është pranuar nga 114 shtete dhe ende nuk është bërë një shtet, ka probleme. Çfarë do të përfitojë Administrata rajonale kurde në veri të Irakut me një Izrael?”, raporton AA.

“Ju nuk keni as dijeni për politikën, as se si bëhet shteti. Por, ju kujtoni se do të bëhet ‘ja ne e kryem dhe u bë‘”, tha Erdoğan duke folur për referendumin e Administratës rajonale kurde në veri të Irakut.

Presidenti dhe kryetari i përgjithshëm i Partisë AK, Erdoğan ka mbajtur një fjalim në “ceremoninë e hapjes së vitit akademik 2017-2018” e cila është zhvilluar në Qendrën e kongreseve dhe kulturës Beştepe në rezidencën presidenciale në Ankara.

“Tashmë do të mbeteni në mes, kur ne të nisim të zbatojmë sanksionet tona. Mbaron puna kur ne të mbyllin valvulën. Do t’u ikin të gjitha të ardhurat. Nuk do të mund të gjejnë ushqime apo produkte të tjera në momentin që maunet nuk lëvizin në veri të Irakut. Do të vijnë në një situatë të tillë. Përse?. Sepse jemi të detyruar të vendosim sanksionet. Atëherë këta do të shohin se nga dhe si do t’u ndihmojë Izraeli”, tha Erdoğan.

Ai tha se “Administrata rajonale kurde në veri të Irakut u tregua këmbëngulëse në referendumin për pavarësinë të cilin e paralajmëroi fillimisht më 7 qershor, pavarësisht të gjitha paralajmërimeve dhe kundërshtimeve tona të bëra më parë”.

“Në të vërtetë ky referendum nuk ka asnjë vlerë ligjore nga pikëpamja e kushtetutës aktuale të Irakut. Kjo iniciativë përveç Izraelit nuk është mbështetur nga asnjë vend dhe asnjë organizatë ndërkombëtare. Kjo iniciativë e ndërmarrë nga një grup i vetëm, ndërkohë që veriu i Irakut ka një strukturë shumëngjyrëshe përsa i përket besimi dhe rrënjëve nuk asgjë tjetër përveçse lajmëtar i konflikteve dhe dhimbjeve të reja. Thonë se ky referendum është miratuar me 90-92 për qind. Çfarë vlere ka kjo? Kush do ta pranojë pavarësinë? Bota nuk përbëhet vetëm nga Izraeli“, thekson Erdoğan.

Në vijim presidenti Erdoğan shtoi se “Kujtojnë se vendin ynë është angazhuar me Sirinë dhe se për këtë arsye nuk do të interesohemi për Irakun. Por, të mos harrojnë se edhe në periudhën tonë më të vështirë kemi fuqinë për të luftuar kundër të gjithë botës nëse do të jetë e nevojshme. Tani mbi tryezë ndodhen të gjitha mundësitë që nga sanksionet ekonomike e deri tek ato ushtarake, nga hapësira ajrore e deri tek ajo tokësore, dhe që të gjtiha këto opsione po bisedohen mbi tryezë. Shpresoj që të mos jetë e nevojshme për asnjërën prej këtyre dhe Administrata rajonale kurde heqë dorë nga kjo aventurë që ka një fund të errët“.

“Ne deri në momentin e fundit nuk e besonim se Barzani do të bënte një gabim të tillë, por paskemi gabuar. Është një tradhti ndaj vendit tonë ky vendim i marrë në një kohë kur marrëdhëniet tona janë në nivelin më të mirë të historisë”, potencoi Erdoğan.

Ndërsa në lidhje me Gjermaninë presidenti Erdoğan tha se “Në Gjermani u mbajtën zgjedhjet, ndërsa tek ne një referendum. E keni vërejtur se si e kanë sulmuar Turqinë gjatë këtij referendumi. Ndërsa edhe tani na sulmojnë në zgjedhjet e tyre. Por, çfarë lidhje kanë zgjedhjet me ne?. Nëse ka zgjedhje në Gjermani përse përpiqeni të na përdorni neve në zgjedhjet tuaja?. Ndërsa tani do ta shihni se nuk do të mund ta formojnë qeverinë, gjë e cila do të marrë disa muaj, të paktën disa”.

a.ç

Next Post
Sherri në PD/ “Kush është ky Besniku, nuk e njoh’, Gjana injoron Mustafajn

Sherri në PD/ "Kush është ky Besniku, nuk e njoh', Gjana injoron Mustafajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

March 17, 2026
Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

March 17, 2026
Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

March 17, 2026
Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

March 17, 2026
Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

March 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Bojkoti i PD në Kuvend për Iranin, një akt politik

March 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

March 17, 2026
Editoriali i Ramës me Vuçiç/ Ministrja Gërvalla: Nuk ka rrugë drejt Serbisë pa kaluar nga Prishtina

Editoriali i Ramës me Vuçiç/ Ministrja Gërvalla: Nuk ka rrugë drejt Serbisë pa kaluar nga Prishtina

March 17, 2026
Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 17, 2026
“Epsteini” ynë

Si t’ua shpjegojmë demokratëve “vetëpërjashtimin” e Salianjit?

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In