Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti – që deri tani del se është fitues i zgjedhjeve – e ka konfirmuar se do të udhëtojë në Tiranë ku do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
“Do të udhëtoj në Tiranë ku do të marrë pjesë në një konferencë që do të mbahet këtë vikend, në të njëjtën kohë do të takohem edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”.
Por, Kurti nuk ka treguar se cila do të jetë tema e takimit ndërmjet tij dhe Ramës, shkruan Klankosova.
Këto komente kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje i bëri gjatë vizitës në një Panairi në Prishtinë. /e.s/