Vendimet e fundit të gjyqësorit maqedonas që të mos u caktohet masa e arrestit të akuzuarve nga Prokuroria Speciale Publike për vepra të rënda kundër zgjedhjeve, kanë hapur në Maqedoni një debat në të cilin gjithnjë e më zëshëm po kërkohet formimi edhe i Gjykatës Speciale që do të merret me rastet që po i trajton Prokuroria në fjalë.