• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas Nishanit e KLD, edhe Konferenca Gjyqësore dënon protestën e Bashkisë: Sulm i organizuar

by Java News
13/05/2016 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore ka reguar në lidhje me protestën e Bashkisë dhe shoqërisë civile dy ditë më parë, pranë Gjykatës së Apelit Administrativ. Pa Presidentit Nishani dhe KLD-së, edhe Konferenca Gjyqëosre ka dënuar protestën si një shenjë e dhunimit dhe frikësimit të gjyqtarëve në ushtrimin e detyrës së tyre.

Konferenca Gjyqësore ka kërkuar që protesta të tilla të mos ndodhin më.

Reagimi i plotë nga Konferenca Gjyqësore
“Më datë 13.05.2016 Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore Kombëtare, organizoi një mbledhje të jashtëzakonshme, të diktuar nga ngjarja e ndodhur me datë 11.05.2016 përpara Gjykatës së Apelit Administrativ në Tiranë.
Këshilli Ekzekutiv, në emër të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, nëpërmjet kësaj deklarate synon të komunikojë publikisht shqetësimin dhe njëkohësisht ndërgjegjësimin e organeve shtetërore, ndaj sulmit të organizuar ndaj një gjyqtari, gjykate dhe për rrjedhojë edhe ndaj pushtetit gjyqësor.
Kemi ndjekur me shqetësim organizimin tubim të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, nëpunësve të Bashkisë Tiranë, deputetëve dhe personave të tjerë pjesëmarrës para Gjykatës së Apelit Administrativ gjatë ditës dhe kohës kur në gjykatë po zhvillohej gjykimi i një çështje administrative.
Vlerësojmë se tubimi i organizuar, pati si qëllim intimidimin e gjyqtarit, trupit gjykues dhe të gjithë gjykatës administrative. Ushtrimi i këtij presioni demostrativ nuk i shërben aspak misionit kushtetues të pushtetit gjyqësor dhe dhënies së drejtësisë. Demostrimi me tubime para gjykatës i pakënaqësive të palëve ndërgjyqëse, nuk mundet të jetë kurrsesi forma ligjore e mbrojtjes, aq më shumë kur kjo gjë ndodh nga persona zyrtar që përdorin administratën për këto qëllime dhe në emër e për llogari të institucioneve kushtetuese. Kjo sjellje është e papranueshme dhe afërmendsh krijon pritshmëri tek çdo ndërgjyqës i pakënaqur nga dhënia e drejtësisë, për forma organizimi demonstrative të cilat mundet të ushtrojnë presion të paligjshëm në veprimtarinë e gjykatave.
Gjithkush, e aq më tepër personat zyrtar dhe institucionet kushtetuese, duhet të mbajnë parasysh se, pavarësia e pushtetit gjyqësor është parakusht për respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Gjithkush duhet të mbajë parasysh se, ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarit, trupës gjyqësore apo gjykatave pas-sjell përgjegjësi sipas ligjit. Në funksion të garantimit të procesit të dhënies së drejtësisë do të duhet që palët, personat zyrtar që përfaqësojnë ato, të tregojnë maturi dhe vetëpërmbajtje përpara gjykatës. Kështu, kërkojmë që veprime të tilla të mospërsëriten më në të ardhmen
“, thuhet në reagimin e Konferencës Gjyqësore.
javanews/ a.k

Next Post

“Më fal, ta kam vrarë bijën”, mesazhi për nënën e viktimës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

February 27, 2026
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tragjike në Korinth! U qëllua me thikë nga greku gjatë një sherri, humb jetën i riu shqiptar

February 27, 2026
Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

February 27, 2026
Temperatura të larta në fundjavë? Si parashikohet moti

Fundjava me diell, temperaturat arrijnë 20 gradë

February 27, 2026
Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë

Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë

February 27, 2026
Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

February 27, 2026
“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

February 27, 2026
Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

February 27, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

February 27, 2026
“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In