Deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi pas raportimin të kryetarëve të KLGJ e KLP për punën e institucioneve të drejtësisë, tha se reforma në Drejtësi nuk ka gjetur zbatim, duke u kërkuar atyre që të bëjnë një kërkesë për ta ndryshuar atë.
Gjithashtu gjatë fjalës së tij në Kuvend ai ka patur një debat edhe me deputetin Ralf Gjoni, duke i thënë se nuk është protagonist fals për ndryshimin e sistemit. Kjo përgjigje erdhi direkt pas fjalës së Gjonit dhe përplasjes mes këtij të fundit dhe deputetit Valteri.
“34 mijë çështje pa u gjykuar, sa vjet do të duhen, sa shqiptarë enden në dyert e gjyqësori për të marrë vendimit, sa vendime janë pezulluar, të gjitha këto e shumë probleme të tjera mirë është t’i adresoni edhe me një kërkesë ligjore për ta parë dhe ndryshuar ligjin nëse është nuk është i plotë dhe cedon në funksionimin e tij. Nga 2016 kanë kaluar 4 vite, e mirëkuptojë entuziazmin dhe duartrokitjet të famshme dhe flamujt dhe tituj e gradave të atyre që kanë hartuar këtë ligjin. Por koha ka treguar se jo çdo gjë ka qenë e mirëmenduar në funksion të pasjes së drejtësisë në këtë vend.
Miku im Ralf. Unë nuk jam protagonist fallso. Nëse mendon se po doli djali ngela unë pa qenë fitimtar dhe po doli vajzë ta ketë përgjegjësinë Murrizi, ky është problemi yt. Nuk bëj protagonizëm fals, nuk na bën protagonistë as sms më ndërkombëtarët, as oftoja e Kuvendit, as takimeve skutave e ferrave në Pallatin e Kongreseve faktor në popullin shqiptar, por Bujrum të ndryshojmë kushtetutën të garantoj që do e ndryshoj Kushtetutën”, u shpreh Murrizi.
Në përgjigje të Murrizit, Gjoni tha se edhe ai kërkon ndryshime të Kushtetutës, por është kundër pragut të 5% për t’u futur në Kuvend.
“Muslim i nderuar ti e di që ti dhe unë jemi në një llogore sa i përket kauzës së sistemit, nuk dua që fjalët e mia të keqinterpretohen, jam pro ndryshimeve Kushtetuese, unë të kam dhënë autorizimin që të më përmendje emrin si mbështetës pro ndryshimin e Kushtetutës, por ama Muslim i nderuar nuk do mbështes një propozim kushtetues për vendosjen e pragun 5% në një sistem rajonal konkurrimi, nuk ka sens juridik. Sepse ka shumë merak që kur futet dora në Kushtetën, mund të futen edhe në anekse të tjera sic është reforma në drejtësi, këtu e kam hallin që të futet dora atje ku nuk duhet. Ne jemi për ndryshime të sistemit dhe hapjen e listave”, tha Gjoni.
/e.rr











Mose u percani ju deputet e opozites rreale parlamentare,komunistat e dallaverexhijte,ata qe vollen e plackiten vendin,pra kryetarte e partivi sunduse duan percarjen tuaj.Qe ata te vazhdojne plackitjen e popullit mjeran te pa mbrojtur,prandaj luftoni deri ne fund nismen tuaj ta coni nismen ne favorin e popullit,sic keni premtuar.Do mbeteni herojt e ktije vendi,nuke eshte pake ajo qe po beni ju,na jepni shansin per nji te ardhme rreale,largojme edhe hajdutet,komunistat e spiunt.Dhe ju beheni protoganistet per votime te lira e domokratike ne vendin tone,zgjidhen ata qe e meritojne.