Një ditë pas përplasjes së ashpër të ambasadorit amerikan Donald Lu me Kryeprokurorin e Shqipërisë, Adriatik Llalla, ambasada amerikane i është rikthyer reagimeve diplomatike duke përcjellë në rrjetet sociale këtë mesazh:
“Detyra jonë është të përfaqësojmë me besnikëri kombin tonë në fushën e punëve të jashtme”.
Mesazhi është përzgjedhur nga fjalimi i Sekretarit të Shtetit Rex W. Tillerson gjatë fjalimit të mirëseardhjes për punonjësit e Departamentit të Shtetit. /b.d










