Historia e Robert Berishës me Nora Istrefin mbetet një prej më të komentuarave në faqet rozë.
Pavarësisht ndarjes, artisti ka treguar se gëzojnë respekt për njëri-tjetrin falë viteve që kanë kaluar bashkë dhe vogëlushes Renee.
Këngëtari njihet për natyrën e hapur dhe kur u pyet për tre femrat më seksi shqiptare, nuk hezitoi të përgjigjej.
Emri i parë ishte Elvana Gjata, më pas Era Istrefi dhe në fund Tayna. Deklaratën e bëri në emisionin “Glamour Zone”.
Në listë nuk renditet askund Nora, por motra e saj që po korr sukses ndërkombëtar. Megjithatë, të gjithë fansat e tyre vijojnë të presin që cifti të bashkohet sërish dhe këtë e shprehin shpesh herë me komente në rrjete sociale.