• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas një viti bllokim total, Gjykata e Lartë nis nga puna: Në pritje për t’u shqyrtuar 35 mijë dosje

by Ardit Rada
07/05/2020 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë ka nis punën, ndërsa ka shpallur vendimet e para.

Pas më shumë se një viti nga bllokimi total dhe stokut të dosjeve prej 35 mijë dosje të mbartura, Gjykata e Lartë nis nga puna. Menjëherë pas emërimeve të tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë, mbledhja e Gjyqtarëve përcaktoi ndarjen e gjyqtarëve në kolegjet civile, administrative dhe penale, trupat gjykuese si dhe një metodikë mbi përdorimin e mënyrave më efektive që garantojnë shqyrtimin dhe gjykimin në kohën më të shpejtë, të arsyeshme dhe me cilësi të një numri të madh të çështjeve gjyqësore.

Ashtu sikurse është vendosur në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve, nisur edhe nga masat e marra mbi zhvillimin e veprimtarisë gjyqësore ne kushtet e Covid-19, trupa vlerësoi se do të vijohet menjëherë me shqyrtimin e çështjeve emergjente sikurse janë mosmarrëveshjet për juridiksionin, kompetencën, kërkesat për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve etj., si edhe me shqyrtimin e rekurseve të çështjeve të themelit, nisur nga kriteri i kohës së paraqitjes së tyre për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Kolegji Administrativ ka filluar shqyrtimin e çështjeve dhe ne vendimmarrjen e tij, referuar Kushtetutës dhe kuadrit të ri ligjor që normon zhvillimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë, orientohet drejt një kuptimi dhe zbatimi të drejtë të ligjit.

Qëndrimet e mbajtura nga Kolegji Administrativ, konsistojnë në interpretimin juridik të çështjeve që orientohen në disa drejtime kryesore si:
1. Shqyrtimi i dosjeve gjyqësore administrative për të cilat është ngritur çështja e përcaktimit të juridiksionit do të gjykohen në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, mbi bazën e dokumenteve, nga një trupë e përbërë nga tre gjyqtarë.

2. Kërkesat e paraqitura nga palët për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore duhet të përmbajnë domosdoshmërish disa kushte, të cilat kanë të bëjnë me argumentimin e nevojshëm dhe të mjaftueshëm të lidhjes mes interesit të ligshëm që synohet të mbrohet dhe cenimit të këtij ineteresi nga veprimet apo mosveprimet e palës kundërshtare apo ekzekutimimi i vendimit të gjykatës më të ulët.

3. Fillimi i aplikimit të dispozitave procedurale që përcaktojnë vendosjen e gjobave si sanksion ndaj palëve që paraqesin në Gjykatë rekurse haptazi abuzive, sipas pikës 1 të nenit 34 të Kodit të Procedurës Civile. Sanksionet janë zbatuar ose ndaj palëve, subjekte privat apo publikë, ose ndaj avokatëve apo përfaqësuesve të palëve.
Gjykata e Lartë do të publikojë në mënyrë të vazhdueshme në faqen zyrtare të saj, të gjitha vendimet e marra në dhomë këshillimi.

/e.rr

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 8 Maj 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

November 1, 2026
Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

November 1, 2026
Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

November 1, 2026
Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

November 1, 2026
FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

November 1, 2026
Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

November 1, 2026
Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

November 1, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

November 1, 2026
VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

November 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për sot, e Diel 1 Nëntor 2026

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In