Sot në orën 10:00, kryeministri Edi Rama do të mbledhë drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e Partisë Socialiste. Mbledhja vjen pas ndryshimeve të drejtuesve politikë të 6 qarqeve, të prezantuara dje në mbledhjen e Asamblesë së PS.
Kryesocialisti Rama largoi dje 4 drejtues qarqesh: Elisa Spiropalin, Benet Becin, Eduard Shalsin dhe Emirjana Sakon. Spiropali u zëvendësua në Tiranë nga Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu. Sako në Durrës u zëvendësua nga Blendi Klosi. Ministri Ermal Nufi zëvendëson Ulsi Manjën në Lezhë. Ermal Karakçi zëvendëson Benet Becin në Shkodër. Ulsi Manja zëvendëson Blendi Klosin në Dibër dhe Erjon Malaj zëvendëson Eduard Shalsin në Kukës.
Po ashtu Rama konfirmoi Bledi Çuçin në Vlorë, Niko Peleshin në Korçë, Mirela Kumbaron në Gjirokastër, Ervin Demon në Berat, Arbjan Maznikun në Elbasan. Ndërkohë Kukësi iu besua Erion Malajt.











