Pas përfundimit të protestës në ‘Astir’, banorët e ‘Unazës se Re’ marshuan drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Kjo zhvendosje e tyre vjen si reagim ndaj efektiveve të policisë, të cilët ndaluan disa protestues në protestën e sotme të opozitës.
Ata sot numërojnë plot 138 ditë nga nisja e protestës së tyre. Banorët i kanë bërë thirrje qeverisë të tërhiqet përfundimisht nga projekti i Unazës së Re.
Ashtu sikurse edhe në protestat e mëparshme, edhe në marshimin e sotëm, ata mbështeten nga përfaqësuesit e opozitës.