• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas “Metës” do duhet një lum i tërë të pastrojë vendin?!

by Ben Andoni
27/10/2024 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nëse nuk do të ishte arrestimi i ashpër ndaj ish-presidentit Meta, dalja e tij para togave të zeza për masën e arrestit do të ishte pjesa rënëse e kurbës së interesit për të. Apo siç duket hapur tani, që interesi për të ka rënë krejtësisht. Ajo që kuptohet është se dëshira publike për të parë të korruptuarit para Drejtësisë apo barazisë para ligjit i është çelur një dritëz shprese. Dhe, rasti “Meta” e tregoi këtë me interesin publik për ta parë në atë lloj masë arresti. Prej kohësh publiku ia kishte paraparë fatin. Duke i prezumuar pafajësinë, derisa të marrë verdiktin përfundimtar, një gjë është e dukshme: Shqiptarët janë mes faktit nëse ka drejtësi në vend apo se vetë ne nuk e duam. Këto ditë me arrestin e Metës na i kanë provuar të dyja anët e medaljes. Shqiptari i zakonshëm është i pamësuar me vonesën dhe standardin e Drejtësisë së re, ashtu si segmente të tëra të shoqërisë janë totalisht të zhgënjyer prej saj. Fakti i 140.000 dosjeve të paprekura do kërkojë një operacion të jashtëzakonshëm për t’u kryer, por një gjë mund të parashihet se koha që do të kërkojë, do jetë e pamundur për një sërë individësh ta shohin në të gjallë zgjidhjen e tyre. Prej sa u ngritën në unision të 140 kartonat e parlamentit shqiptar, një gjë u pa realisht: mungesa e kulturës së parlamentarëve tanë për të kundërshtuar realisht apo për të sjellë variantet që mund të ishin më të përshtatshme. Me kushtin për të qenë mirë me dy aleatët: Ambasadën amerikane dhe përfaqësuesen e Evropës, gjithçka kaloi sikur të ishte normale në parlamentin tonë për një nga vendet më pak normalë të kontinentit. Përgjigja dhe impakti dihet teksa një pjesë e madhe e shqiptarëve tashmë i janë drejtuar ikjes nga vendi, kurse të tjerë përgatiten të largohen pas tyre. Po nuk mbaron këtu, një pjesë e njerëzve që kanë kaluar Vetting dhe nga të cilët pritshmëria është e madhe nuk është se po e tregojnë ndarjen profesionale nga një periudhë post ‘90, ku shqiptarët kanë vuajtur shumë për drejtësinë. Kurse në ditët tona qëndrojnë ende të hapur çështja e Inceneratorit, “Gërdecit” dhe “21 Janarit”, që duket se do marrin kohë, nëse nuk përfundojnë jo pa pak gjasa në Kalendat greke. Ndaj shpresat e ndryshimit me arrestin e Metës dhe masën ndaj Kryemadhit, nuk është se kanë vazhduar apo se ka pasur përshtypje të madhe fill pas dy-tre ditësh. Shqiptarët e pamësuar me drejtësi e kanë ende të vështirë të besojnë se do të bëhet drejtësi deri në fund. Paçka se Meta, Berisha, Kryemadhi, Çyrbja, Ndreca e të tjerë tashmë po përballen realisht me të. Do duhet një lum i madh që të lajë korrupsionin dhe të keqen në vendin tonë, sepse kostoja e saj reale ngado në qeveri, qoftë ajo lokale apo qëndrore nuk përbën më vetëm standardin tonë të ulët të jetesës por edhe humbjën e madhe të besimit të publikut. Ky i fundit i ka fshirë nga lista e njerëzve të nderit këta personazhe, shumë kohë, para se Drejtësia me hapat e ngadaltë, të niste proceset e saj…të vendosjes në vend të nderit. (Javanews)

Next Post
Ministri Hasani viziton shkollën shqiptare në New York, shpërndan 300 abetare për nxënësit

Ministri Hasani viziton shkollën shqiptare në New York, shpërndan 300 abetare për nxënësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre orë protestë, bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë

Tre orë protestë, bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë

December 19, 2025
Drogonte, përdhunonte dhe shpërndante videot e gruas online, dënohet 61-vjeçari

Drogonte, përdhunonte dhe shpërndante videot e gruas online, dënohet 61-vjeçari

December 19, 2025
Seanca e 18 dhjetorit bën bujë në botë: Dhuna e PD komentohet nga mediat greke e deri tek Al Jazeera!

Seanca e 18 dhjetorit bën bujë në botë: Dhuna e PD komentohet nga mediat greke e deri tek Al Jazeera!

December 19, 2025
Ibrahimaj: Nga janari 2026 paga minimale arrin në 500 euro, biznesi nuk do të ketë kosto shtesë

Ibrahimaj: Nga janari rritet në 500 mijë lekë paga minimale, përfitojnë mbi 307 mijë punonjës

December 19, 2025
PS–PD dakord për shtyrjen e mbledhjes për Ballukun, SPAK: “USB-në sekrete” mund ta marrin anëtarët e ‘Mandateve’

PS–PD dakord për shtyrjen e mbledhjes për Ballukun, SPAK: “USB-në sekrete” mund ta marrin anëtarët e ‘Mandateve’

December 19, 2025
VIDEO / Peshku ‘luan’ bie në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës: Helmi i tij, i rrezikshëm për njerëzit

VIDEO / Peshku ‘luan’ bie në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës: Helmi i tij, i rrezikshëm për njerëzit

December 19, 2025
EMRI+FOTO/ Goditet banda e drogës në Greqi, mes tyre edhe një këngëtar nga Tepelena

EMRI+FOTO/ Goditet banda e drogës në Greqi, mes tyre edhe një këngëtar nga Tepelena

December 19, 2025
I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

December 19, 2025
Avokati i Ballukut dhe PD kërkojnë USB-në me ‘sekretin hetimor’, që është kyçur në kasafortë

Avokati i Ballukut dhe PD kërkojnë USB-në me ‘sekretin hetimor’, që është kyçur në kasafortë

December 19, 2025
Mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, Rama: Shkelësit identifikohen në kohë reale

Mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, Rama: Shkelësit identifikohen në kohë reale

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In