• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas Malit të Zi, Pompeo në Maqedoninë Veriore: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për anëtarësim në BE dhe NATO

by Java News
04/10/2019 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha se është i bindur që senati do të ratifikojë gjatë vjeshtës protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Zoti Pompeo që është sekretari i parë amerikani shtetit që viziton Maqedoninë e Veriut që nga vitit 2001, i bëri këto komente në Ohër ku qëndroi për një vizitë mbështetëse për Maqedoninë e Veriut e cila pret të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s deri në fund të vitit.

Sekretari Pompeo takoi presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Zoran Zaev me të cilët diskutoi zgjerimin dhe forcimin e lidhjeve ekonomike dhe të sigurisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut e cila synon lidhje më të ngushta me perëndimin.

Ai vlerësoi praninë e trupave të Maqedonisë së Veriut në Irak e Afganistan, përpjekjet për të rritur në 2 për qind buxhetin e mbrojtjes dhe ndihmesën në kuadër të koalicionit që mundi grupin militant Shteti Islamik.

“Këto përkushtime na bëjnë të besojmë se Maqedonia e Veriut do të jetë një partner i fortë dhe i zoti në NATO. Jam i bindur që Senati amerikan do të ratifikojë protokollin e anëtarësimit këtë vjeshtë në mënyrë që edhe zyrtarisht t’ju përfshijmë në ekipin e NATO-s”, tha sekretari Pompeo gjatë një konference me gazetarë bashkë me kryeministrin Zaev.

Ai tha se luftimi i korrupsionit është thelbësor për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. “Demokracitë e forta gjithashtu duhet t’u përgjigjen shqetësimeve të publikut dhe të marrin masa të forta për t’u rezistuar dhe për t’u mbrojtur nga ndikimeve malinje. Zemrat dhe mendjet e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut duhet të udhëheqin vendin tuaj përpara, jo veprimet e dëmshme të Rusisë në mediet sociale”, tha ai.

Sekretari Popmeo u tërhoqi vëmendjen udhëheqësve të Maqedonisë së Veriut për rreziqet e investimeve kineze në teknologjitë e ndjeshme dhe sipas tij Kina mund të përdorë ryshfetet për të siguruar marrëveshje për infrastrukturën në Ballkan.

Maqedonia e Veriut pret gjatë këtij muaji hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një mundësi që u hap pas marrëveshjes së saj për emrin më Greqinë, e cila është pika e fundit e vizitës së zotit Pompeo, i cili tha se hapja e negociatave do të dërgonte mesazhin se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Evropës dhe do të trimëronte edhe vendet tjera të rajonit që të dëshmojnë kurajë politike për zgjidhjen e problemeve. /Voa

g.kosovari

Next Post
“Do lutemi që Perëndia të inkurajojë drejtuesit e vendit që të pajtohen”, mesazhi i Kishës Ortodokse

Gati të shkonte në selinë blu për të negociuar/ Basha i prerë për Ramën: Nuk është i mirëpritur. PD e do para drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet me Iranin/ Zv.Presidenti J.D. Vance ka anuluar udhëtimin në Pakistan, ja çfarë shkruajnë mediat amerikane

JD Vance e pranon: Lufta me Iranin në një fazë të re, nisim presionin ekonomik

August 23, 2026
Ksamil/ Gjendet thika që dyshohet se u përdor në vrasjen e turistit portugez

Ksamil/ Gjendet thika që dyshohet se u përdor në vrasjen e turistit portugez

August 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 24 Gusht 2026

August 23, 2026
Rriten shërbimet klimatike të mbështetura në teknologji

Rriten shërbimet klimatike të mbështetura në teknologji

August 23, 2026
“Çdo ngritje çmimi, abuzim”, OSHEE: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës! Ja si funksionon “orari pik”

Lufta dhe temperaturat ekstreme rrisin presionin mbi çmimet e bukës dhe makaronave

August 23, 2026
Ky është boksieri shqiptar që vrau partneren dhe më pas veten në Greqi

Ky është boksieri shqiptar që vrau partneren dhe më pas veten në Greqi

August 23, 2026
Arrestohet 32-vjeçari: Në makinë i gjenden pistoleta, municion dhe 15 800 euro

Arrestohet 32-vjeçari: Në makinë i gjenden pistoleta, municion dhe 15 800 euro

August 23, 2026
Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

August 23, 2026
Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh

Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh

August 23, 2026
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë, bindin kuqezinjtë e Bushit

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë, bindin kuqezinjtë e Bushit

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com