Presidenti i vendit Ilir Meta është takuar sot me patriarkun e kishës ruse Kirill, i cili ndodhet për një vizitë treditore në vendin tonë.
Ata do të darkojnë sot sëbashku dhe pritet që të marrë pjesë edhe patriarku grek i kishës ortodokse shqiptare Anastas Janullatos.
Patriarku i Moskës do ta takojë edhe nesër Metën zyrtarisht në selinë e presidencës në Tiranë, përpara se të takohet dhe me kryeministrin Edi Rama.
Vizita e parë historike e patriarkut të Rusisë në vendin tonë, vjen në një moment ku në bazë të disa investigimeve të revistës amerikane Mother Jones, u ngritën hije të forta dyshimi se LSI, nëpërmjet një oligarku rus përfitoi financime që Ilir Meta dhe funksionarë të tjerë të kësaj partie të lobonin në SHBA, deri në nivelin e Shtëpisë së Bardhë.










