• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pas lirimit të “Gjeneralit”, pezullohet nga detyra drejtori i Burgut të Drenovës

by Java News
20/02/2019 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë e ka quajtur vendim në kundërshtim me kriteret ligjore, vendimin e dhënë vetëm për lirimin e të dënuarit me burg të përjetshëm, Gert Gjinararin, i dënuar për vrasjen e të fortit të Tiranës.

Ne nje deklarate per mediat, ministrja ka theksuar se ne kuader te masave te marra eshte pezulluar nga detyra drejtori i Burgut të Drenovës dhe dy punonjës të tjerë për lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Gert Gjinarari.

Nderkohe ministrja theksoi se “Nga hetimi rezulton se vendimi pavarësisht se nuk është i formës së prerë është dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore dhe kriteret e kodit penal. Për këtë arsye MD i është drejtuar KLD dhe inspektoriatit duke kërkuar procedim disiplinor për gjyqtarin që ka dhënë vendimin”.

Lirimi

Gjyqtari Markelian Kuqo, duke arsyetuar kërkesën që i ka pranuar Gjeneralit për liri me kusht, thotë se është mbështetur në disa komponentë: Është rehabilituar plotësisht, ka sjellje shembullore dhe ka normalizuar marrëdhëniet me trashëgimtarët e viktimës.

Ndërsa kushti për lirinë e tij është detyrimi për t’u paraqitur gjithë jetën pranë Shërbimit të Provës. Nga ana tjetër, Prokuroria, që ka qenë kundër dhënies së lirisë me kusht, ndryshe nga Burgu i Drenovës ku ai vuante dënimin që ishte dakord, është shprehur se do ta apelojë vendimin e Shkallës së Parë.

VENDIMI

“Gjykata, pasi analizoi provat e administruara në seancën gjyqësore në kuadër të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, në raport me pretendimet përkatëse të subjekteve procedurale në proces gjyqësor dhe i ballafaqoi ato me ligjin, shpall vendim ‘Në emër të Republikës’, duke vendosur: 1. Pranimin e kërkesës së të dënuarit Gerd Stefan Gjinarari (Gjenerali), 45 vjeç, me objekt ‘Lirimin me kusht’. 2. Lirimin me kusht të të dënuarit Gerd Gjinarari për pjesën e mbetur pa vuajtur të dënimit me burgim të përjetshëm, të caktuar në mbështetje të vendimit nr.14, datë 10.03.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke u vendosur provë kërkuesi për gjithë jetën. 3. Urdhërohet i dënuari Gerd Gjinerari, që gjatë kohës së provës të raportojë rregullisht para Shërbimit të Provës, Zyra Vendore Tiranë, sipas rregullave që do të iniciohen për këtë qëllim procesi nga ky shërbim ligjor, si dhe të marrë në çdo rast lejen e këtij Shërbimi për lëvizjet e shpeshta brenda ose jashtë vendit, së bashku me detyrimin për të informuar Shërbimin e Provës për çdo ndryshim të mundshëm të vendit të banimit apo vendqëndrimit, që duhet të realizohet vetëm mbi lejimin e këtij shërbimi. 4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Gerd Gjinarari nga IEVP Drenovë, Korçë, vetëm nëse ndaj këtij shtetasi nuk ekzistojnë arsyet ligjore, që nuk mundësojnë ekzekutimin e këtij urdhri. 5. I liruari me kusht detyrohet që gjatë kohës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar dhe/ ose bashkëpunëtorë të veprave penale për të cilat është dënuar. 6. I liruari me kusht detyrohet që gjatë kohës së provës të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë të çdo lloji”.

ARSYETIMI

Gjykata çmon se i dënuari Gerd Gjenerali është plotësisht i rehabilituar dhe i gatshëm për t’u riintegruar në shoqëri. Raporti ditor i Burgut të Drenovës, i testuar nga Gjykata për çdo konkluzion të tij në mënyrë të thelluar, konkludon se, nisur nga sjellja e të dënuarit me përfaqësuesit e burgut e të dënuarit e tjerë, pjesëmarrja në aktivitete, edukimi i tij, marrëdhëniet me familjen, përpjekjet e paraqitura prej tij për të ardhmen e tij jetësore në raport me kohën e vuajtjes së dënimit, i është arritur qëllimit të rehabilitimit të tij. Pra, se gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, ky i dënuar ka shprehur në mënyrë të qartë rehabilitimin dhe ka arritur riintegrimin e tij. Raporti i vlerësimit të të dënuarit, i përpiluar nga Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Korçë, i testuar nga Gjykata për çdo konkluzion të tij, në mënyrë të thelluar, relaton për të dënuarin se perspektiva e riintegrimit të tij në shoqëri është e mundshme. I dënuari paraqitet me normalizim të plotë të marrëdhënieve me trashëgimtarët e viktimave nga vepra penale, rrethanë e cila u dokumentua dhe investigua nga Gjykata në mënyrë të hollësishme në kuadër të shqyrtimit të kërkesës penale.

Next Post
“Fshesa Trump”, kërkohet largimi i shefit të shërbimeve sekrete

“Fshesa Trump”, kërkohet largimi i shefit të shërbimeve sekrete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

March 22, 2026
‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

March 22, 2026
Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

March 22, 2026
VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

March 22, 2026
“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

March 22, 2026
Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

March 22, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pasdite në shkollën e notit…”

March 22, 2026
Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

March 22, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In