• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pas Lavrovit, Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken nis vizitën në tre vendet afrikane

by
07/08/2022 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti të dielën në Afrikën e Jugut, çka shënoi fazën e parë të turneut të tij në tre vende afrikane.

Krahas Afrikës së Jugut, zoti Blinken do të vizitojë gjithashtu edhe Republikën Demokratike të Kongos si dhe Ruandën.

Zoti Blinken pritet të mbajë një fjalim në Afrikën e Jugut të hënën lidhur me strategjinë e SHBA-ve ndaj Afrikës nën-Sahariane. Ndryshimet klimatike, tregtia, shëndeti dhe pasiguria ushqimore do të jenë tema të diskutimit.

Në Republikën Demokratike të Kongos, zyrtarët e Departamentit të Shtetit thonë se zoti Blinken do të punojë për të ulur tensionet mes Kongos dhe Ruandës. Kongo ka akuzuar fqinjin e saj për mbështetje të grupit të armatosur M23, një akuzë që Kigali e ka hedhur poshtë.

Sipas Departamentit të Shtetit gjatë vizitës në Ruandë, zoti Blinken do të ngrejë çështjen e “ndalimit të padrejtë” të banorit të përhershëm të SHBA-ve, Paul Rusesabagina. Veprimet e zotit Rusesabagina ndihmuan në shpëtimin e qindra jetëve gjatë gjenocidit të vitit 1994 dhe frymëzuan filmin Hotel Ruanda.

Vizita e zotit Blinken vjen vetëm disa ditë pasi diplomati i lartë rus, Sergey Lavrov, përfundoi turneun e tij në kontinent, ku i doli në mbrotje sulmit rus në Ukrainë dhe fajësoi sanksionet perëndimore për rritjen e kostos së karburantit dhe çmimit të produkteve ushqimore në Afrikë. Por Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar sulmin rus për rritjen e çmimeve.

Analistët politikë thonë se Afrika është kthyer sërish në një fushë beteje për ndikim dhe ideologji ndërsa kanë kaluar dekada nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

Ky është udhëtimi i dytë i zotit Blinken në Afrikë në cilësinë e sekretarit të Shteti. Ai vizitoi në nëntor të vitit të shkoi Nigerinë, Senegalin dhe Kenian./ Marrë nga VOA

/e.d

Next Post
Shpallja ‘nongrata’ e spiunes ruse/ Analisti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor: Kosova në vijën e parë kundër imperializmit rus, ndërsa Serbia…

Shpallja ‘nongrata’ e spiunes ruse/ Analisti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor: Kosova në vijën e parë kundër imperializmit rus, ndërsa Serbia...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

November 2, 2026
Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

November 2, 2026
Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

November 2, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, këto shenja duhet të tregojnë kujdes në vendimmarrje

November 2, 2026
Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

November 2, 2026
“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

Përplasja për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 2 dhjetor kërkesën kundër mazhorancës

November 2, 2026
Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

November 2, 2026
Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

November 2, 2026
Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

November 2, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin: Urdhri sekret pengon ankimin në gjykatë!

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In