• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas lajmit me 1330 kontenierë plehrash në Shqipëri qëndron ish senatori italian i dënuar për korrupsion

by Java News
28/02/2017 23:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një portal italian thuajse anonim ka publikuar në 24 shkurt të 2017 një shkrim të gjatë ku ngre dyshime se mbi 1,300 kontenierë të ngarkuara me mbetje të rrezikshme kimike kanë ‘humbur’ gjatë transportit për në Maqedoni dhe dyshohet të jenë groposur në tokën shqiptare. Artikulli me titull:

Ky lajm u publikua sot i plotë në gjuhën shqipe nga disa portale online në Shqipëri, duke u munduar të fshehin burimin origjinal të shkrimit me akuza tepër të rënda.

Por Newsbomb.al ka arritur të zbulojë diçka më shumë rreth artikullit pa autor, dhe portalit italian pianetaitalianews.it.

Ky portal është hapur për herë të parë në muajin gusht të vitit të kaluar. E vetmja drejtoreshë përgjegjëse për shkrimet në këtë portal është MARIA PALMA. Por gazetare italiane me këtë emër nuk ekziston.

asd2222fgfggh.jpg

Newsbomb.al ka arritur të gjejë një adresë poste elektronike me të cilën rezulton të jetë e regjisturuar kjo faqe.

sdf3e3fr3gfhhhhhh.jpg

Gjatë investigimit gjurmët të çojnë te një figurë jo pak e njohur në Itali.

Ish-senatori italian (2006-2013) Sergio De Gregorio, i dënuar për korrupsion me 1 vit e 8 muaj burg nga gjykata italiane. De Gregorio, i cili ka qenë kryetar i delegacionit italian të Asamblese Parlamentare të NATO të mbajtur në Tiranë në mars të 2010-ës, pranoi se kishte marrë plot 3 milion euro nga Silvio Berluskoni për të blerë senatorët italianë me qëllim rrëzimin e qeverisë Prodi.

Në biografinë e tij, Sergio De Gregorio, thotë se është gazetar profesionist dhe redaktor.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 2010, De Gregorio u takua me kryeministrin e atëhershëm Sali Berisha të cilin e uroi për anëtarësimin e  Shqipërisë në NATO, si dhe me ishkryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, të cilën e nderoi me çmimin e “Mesdheut”.

0241.jpg

De Gregorio gjatë takimit me ish ministrin e Mbrojtjes Arben Imami

De Gregorio është autor i librit “Operazione Liberta”, ku flitet për operacionin për sabotimin dhe bojkotin e qeverisë Prodi. Në përshkrimin e autorit, adresa e postës elektronike e De Gregorios është “degregorioinm@gmail.com“. De Gregorio ka përdorur të njëjtën adresë për regjistrimin e faqes së internetit (pianetaitalianews.it) ku u publikua lajmi për mbetjet kimike të groposura në Shqipëri.

sdf3f34hhjjkkk.jpg

Next Post
Juve përmbys Napolin, pranë finales në Kupën e Italisë

Juve përmbys Napolin, pranë finales në Kupën e Italisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com