• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pas Kombëtares, në Gjermani mbërrin edhe Policia Shqiptare! Do të ndihmojë në sigurinë e Kampionatit Europian

by A R
09/06/2024 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ekipit kombëtar, në Gjermani ka mbërritur edhe Policia Shqiptare. Ekipi prej 16 punonjësish policie ka disa detyra, por më e rëndësishmja prej tyre është shoqërimi i Kombëtares Shqiptare gjatë lëvizjeve të saj.

Menjëherë  6 oficerë të lartë u pozicionuan në qendrën ndërkombëtare për bashkëpunim policor në qytetin Neuss(Nois), ndërsa pjesa tjetër u vendosën në Bamberg(Bembwrg). Agron Çeli, Shefi i Sektorit të Rendit Publik në Policinë e Shtetit tregoi për Klan News, detaje nga misioni që i pret.

Agron Çeli, shef i sektorit të rendit publik: Do të jenë nga Forcat Kombëtare të Sigurisë, Nga Forcat e Posaçme Shqiponja, nga strukturat e hetimit të Krimit. Do të kryejnë kryesisht patrullime të përbashkëta me strukturat e Policisë Gjermane kryesisht në aeroporte, stacione hekurudhore, në afërsi të stadiumeve dhe për sigurinë e ekipit tonë kombëtarë. Do të futen edhe në stadium, por sipas nevojave dhe kërkesave që do të ketë Policia Gjermane do të mbështesin edhe në ato vende ku do të ketë edhe ‘fan zone’ që do të ketë shumë tifozë të përfaqësueses sonë kombëtare.

Ekipi i Policisë nga data 10 deri në 13 Qershor do të trajnohen dhe certifikohen, ndërsa me datë 14, do bëhen bashkë me 22 mijë punonjësit e policisë federale të cilët do të përqendrohen në kufij, stadiume, sheshe, aeroporte, stacione treni dhe zona të tjera të frekuentuara.

Çeli ka edhe një thirrje për tifozët shqiptarë, që të mos përfshihen në trazira, apo veprime të dhunshme në aktivitetet, pasi legjislacioni gjerman është i ashpër. Për masat ndëshkuese sipas tij tifozët mund të njoftohen nga Policia Shqiptare që do të jetë në Gjermani.

Agron Çeli, shef i sektorit të rendit publik: Ne kemi pasur pika kontakti që do të jenë përsëri me grupet e tifozëve të ndryshëm që do të jenë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova etj. Ju bëj thirrje tifozëve që në kontaktet që do të kenë me përfaqësuesit e Policisë së Shqipërisë në Gjermani të marrin pjesë që të njihen me të gjitha masat ndëshkuese të shtetit gjerman.

Për tifo-grupet apo tifozët problematikë NFIP Albania, që është pika për shkëmbimin e informacionit për ndeshjet ndërkombëtare të futbollit ka dërguar të dhëna homologëve në Gjermani. Grupi i Policisë Shqiptare, do të qëndrojë në Gjermani në varësi të rezultatit të Kombëtares sonë. Në rast të ndërprerjes së rrugëtimit të ekipit kuqezi, Policia Shqiptare do të rikthehet në Shqipëri 1-2 ditë pas tyre.

/a.r

Next Post
E rëndë në Mamurras! Rryma elektrike i merr jetën 17-vjeçarit në banesën e tij

Dy të plagosur me thikë në Kavajë, arrestohen dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In