• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pas katër vitesh nga tërmeti në Amatrice, kantieri më i madh europian për rindërtimin ka kryer vetëm 8% të punimeve

by Java News
18/09/2020 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër vite pas tërmetit që tronditi Italinë Qendrore, me një bilanc prej 300 jetë njerëzish të humbura dhe një grumbulli rrënojash, rindërtimi i Amatriçes mbetet ende një mirazh, shkruan gazetari i njohur italian Luca Di Lucio për të përditshmen ”La Republica”.

Rindërtimi u prezantua si kantieri më i madh i ndërtimit në Europë dhe u premtua se së shpejti këto territore, duke filluar nga Amatrice në Arquata, nga Ussita në Accumoli, do i ktheheshin një shkëlqimi të ri.

Por, realiteti, si gjithmonë, tregohet nga numrat: nga viti 2016 deri më sot, vetëm 186 ndërhyrje publike nga 2 347 të planifikuara kanë përfunduar, ose e thënë ndryshe, një shifër mjerane prej 7,92%.

Kantieret private të rindërtimit rezultojnë shumë më të mira në shifra: 2 544 ndërtesa janë riparuar nga 5 325 totale dhe 2 758 janë në proces, disa prej të cilave janë në fazën përfundimtare.

Këto të dhëna të bëra publike në prag të 4-vjetorit të tërmetit, u përpiluan nga zyra e Komisionerit të Jashtëzakonshëm për Rindërtimin, Giovanni Legnini.

Ja disa shifra të përditësuara në lidhje me 138 komunat e prekura nga tërmeti, shumica e të cilave janë nën 5 000 banorë, të shpërndara midis qarqeve të Abruzzo, Marche, Lazio dhe Umbria:

  • Janë pak më shumë se 80 000 ndërtesa private të dëmtuara, ku 50 mijë janë dëmtuar seriozisht, mbi 11 000 mijë kërkesa për ndërhyrje (gjysma nga Marche), 526 milionë euro të paguara për rindërtimin e tyre.
  • Pikën më të dhimbshme të rindërtimit e mbajnë ndërhyrjet publike: 2 347 ndërtime të planifikuara, shumica e të cilave janë shumë prapa me punimet dhe shumë të tjera as kanë filluar ende.

Le të analizojmë ndërtimin e shkollave:

  • Nga 250 ndërhyrje, 75 nuk kanë filluar ende dhe 144 janë në fazën e planifikimit. Në total, vetëm 17 shkolla janë dorëzuar dhe vetëm 6 janë aktualisht në progres.
  • Për të mos përmendur kazermat (0 në 35), zyrat komunale (0 në 126), spitalet (0 në 9), kullat dhe ndërtesat (0 në 48) apo varrezat (1 në 76).
  • Kinematë, teatrot dhe muzeumet paraqiten disi më mirë, me shtatë objekte të përfunduara nga 35 struktura të planifikuara. Strukturat sociale diçka më mirë me 21 kantiere në 75 të totalit.

Ende shumë larg, ndërhyrjet në veprat e urbanizimit (18 nga 120) dhe mjediseve sportive (11 nga 34).

Por, e dhëna më mbresëlënëse e tragjedisë, është ajo që bie mbi objektet e ndërtimit të banesave rezidenciale dhe ku vetëm 7 nga 311 ndërhyrje kanë përfunduar.

Por, nuk janë vetëm vonesat në rindërtim ato që shqetësojnë ata që, pavarësisht gjithçkaje, kanë vendosur të vazhdojnë të jetojnë në këtë ”krater”.

“Po të analizojmë situatën, pothuaj 87% e qendrave të prekura nga tërmeti janë komuna të vogla, zona në të cilat, edhe para atyre goditjeve të tmerrshme, po luftonin fenomenin e shpopullimit. Tani, me pandeminë,  emergjenca është bërë edhe më e madhe, pasi rreziku i vërtetë është që edhe kur rindërtimi të përfundojë, do të duhet ende shumë kohë që jeta të rinisë si më parë.

Rindërtimi është përparësia. Por si, dhe mbi të gjitha për kë, nëse ikja nga këto territore vazhdon?

Festimet për të përkujtuar katër vitet nga tërmeti do të jenë shumë më të përmbajtura, pikërisht për shkak të emergjencës së koronavirusit.

Në Arquata, për shembull, nuk do të ketë ndezje pishtarësh, por vetëm dy mesha, një në Pescara del Tronto dhe tjetra në Aria Sae.

Banorët kanë kërkuar që këto ngjarje të mos shndërrohen në pasarela elektorale.

“Përkujtimi ka për qëllim të kujtojë të gjitha viktimat e tërmetit dhe nuk ka vend për parada politike që synojnë fushatën elektorale, veçanërisht pas katër vjet harrese dhe braktisjeje totale”,  shkruhet në FB e shoqatës ”Pescara del Tronto 24 gusht 2016”.

Next Post
Video/ Balluku inspekton “Unazën e Madhe” në Tiranë: Investim në shërbim të banorëve të zonës, 60 ndërtesa do të shpronësohen

Video/ Balluku inspekton "Unazën e Madhe" në Tiranë: Investim në shërbim të banorëve të zonës, 60 ndërtesa do të shpronësohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com