• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pas kartolinave, anëtari i KLP kërkon dosjet “që ia fshehin”: Nuk më informojnë për mbledhjet

by Java News
04/02/2020 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të tjera dalin në pah rreth përplasjes së pazakontë mes anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Tartar Bazajt dhe kryetarit Gent Ibrahimi. Katër ditë para se t’i kërkonte ‘llogari’ se përse në adresë të tij në zyrën e KLP-së nuk ka mbërritur asnjë kartolinë urimi për Vitin e Ri, Tartar Bazajt ka akuzuar kreun e KLP Gent Ibrahimin se nuk i jep materialet e mbledhjeve si dhe nuk e lajmëron në afat për mbledhjet e Këshillit. Në 20 janar 2019, Bazaj ka votuar kundër të gjitha vendimeve të KLP për miratimin e realizacioneve mbi verifikimin e pasurisë, figurës dhe integritetit si dhe kushteve të tjera ligjore të 10 kandidatëve për prokurorë, me pretendimin se kryetari ka shkelur procedurat e zhvillimit të mbledhjeve.

Në opinionin e tij kundër, Tartar Bazajt sqaron se “Dua të theksoj se nuk kam asnjë objeksion lidhur me 10 kandidaturat, përkundrazi i motivoj në misionin e tyre fisnik, por ky opinion lidhet me shkeljet ligjore të konstatuara nga ana ime dhe në mënyrë të përsëritur të kryetarit të KLP-së z. Gent Ibrahimi me argumentin si më poshtë: Neni 164 i ligjit nr. 115/2016, për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë citon; ‘Kryetari siguron serepsketimin e procedurave për njoftimin me shkrim të çdo anëtari jo më vonë se 7 ditë para mbledhjes së Këshillit. Njoftimi shoqërohet me rendin e ditës, projektvendimet që propozohen të merren gjatë mbledhjes, së bashku me çdo të dhënë, projektakt, këshillë ligjore, si dhe çdo informacion apo dokument tjetër, i cili do të merret në shqyrtim në mbledhje, apo i cili i shërben diskutimeve në mbledhje’. Mungesa e verifikimit të çdo akti të ardhur nga institucionet shtetërore dhe sidomos ato ligjzbatuese, dhe privimi për t’i siguruar ato, na detyron të mos respektojmë verdikti e shumicës për rrjedhojë, na privon të shprehemi. Ky shqetësim, jo vetëm që është bërë disa herë problem, madje duke shtyrë edhe mbledhjet e plenare, por përsëri nga ana e kryetarit të Këshillit nuk respektohen këto dispozita ligjore, çka na detyron të dalim kundër votimit. Një fakt të tillë do ta përsëris deri në futjen në binarët e procedurës dhe të ligjit”.

Tartar Bazaj i ka kërkuar informacion Ibrahimit edhe se pse tollonat e karburantit ndahen me copa, përse është anuluar tenderi i mjeteve dhe përse nuk plotësohet komisioni mbrojtjes së prokurorëve. Ndërkaq, gjatë një mbledhje në fund të muajit dhjetor, Tartar Bazaj është përplasur me kreun e KLP për një kandidate për prokurore, të cilën e kishte zënë poshtë banesa në Durrës, e shembur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke e dëmtuar në shtyllën kurrizore. Bazaj ka propozuar që dy anëtarë të Këshillit të vizitonin në Spitalin Ushtarak kandidate për prokurore, për t’i ngritur moralin. Ibrahimi ka pohuar se gjëra të vogla si këto nuk ka nevojë të diskutoheshin në Këshill, për sa kohë që Këshilli nuk ka instrumente ligjore për të vënë në dukje humanizmin e vet. Bazaj ka pohuar se anëtarët e KLP janë si prindër në thonjëza të prokurorëve, ndërsa Ibrahimi i është përgjigjur duke thënë se “kështu e lëmë atëherë që jemi prindër të prokurorëve”.

Ndërkaq, gjatë një tjetër mbledhje, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani, ka paralajmëruar mundësinë e largimit nga Këshilli, për shkak të shqetësimit të tij për spiunimin e bisedave të tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, gjatë mbledhjeve formale dhe informale. Prokurori ka theksuar se çfarë thuhet brenda KLP del jashtë. Cani ka pohuar se nuk është në nderin e Këshillit që të bëjë ciu-ciu me telefon, ndërsa ka paralajmëruar kryetari i Këshillit Gent Ibrahimin se do largohet nga KLP-ja nëse vijon ky fenomen. /shqiptarja.com/

Next Post
Drita jeshile nga KE, AFP: Gjërat që duhet të dini për Shqipërinë e mercedezëve dhe gjakmarrjes

KE prezanton nesër metodologjinë e re e zgjerimit, Pisonero: Jo kushte shtesë për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

April 11, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

April 11, 2026
Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

April 11, 2026
Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

April 11, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Kthjellime e vranësira! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

April 11, 2026
“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In