Pas kalit, Sadije Berisha i merr Shkëlzenit edhe macen
Pas rikthimit të kalit, ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës shkruan në Facebook se ka marrë edhe macen. Në faqen e saj në rrjetin social, Sadije Berisha shprehet se edhe macja e së bijës i është bashkuar familjes.
“Edhe macja e Medinës është kthyer në shtëpi. Familja jonë është e kompletuar sërish. Na presin ditë të lumtura”, shkruan ajo.
Ditët e fundit, familjes së djalit të ish-kryeministrit iu rikthye kali Meri, pas “shumë vitesh pritjeje dhe shprese, vitesh përballjeje me arrogancën, neglizhencën, injorancën dhe më pandjeshmërinë më të keqe”, siç u shpreh vetë Sadija.









