• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas incidentit në Elbasan, flet Balla: Dy fjalë po t’i them shoku Ben Blushi

by Java News
04/03/2016 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një postimi të gjatë në rrjetin e tij social, deputeti Socialist Taulant Balla ka folur në lidhje me incidentin e sotëm në Elbasan, ku me fjalimin e Ben Blushit pati edhe tensione në sallë. Në fakt ka qenë vetë Taulant Balla ai që i ka dhënë fjalën deputetit Blushi. Socialisti ka sqaruar në krye të herës se Blushi është ftuar në çdo takim, por pas mungesave të tij të shumta, është vendosur që ftesa të mos bëhen më.

“Kur degjova sot qe Ti u tha gazetareve se nuk te kishim ftuar, thashe shyqyr qe po vjen qe t’ia them nja dy llafe ne sy te gjithe partise se Elbasanit. Natyrisht qe nuk te kishim ftuar.

Nuk te ftuam sepse shtabi i rajonit Elbasan – Korce qe eshte ngritur ne baze te vendimeve te Asamblese Kombetare dhe ka gjashte muaj qe funksionon ne krye te procesit te riorganizimit, anetaresimeve te reja dhe zgjedhjeve, nuk e ka pasur nderin ta kete shokun Blushi te pranishem asnje here te vetme.

Te kemi ftuar dhe riftuar disa here ne fillim dhe pastaj nuk te ftuam me.”- shkruan Balla.

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS vijon duke shkruar se Ben Blushi prej kohësh e ka braktisur Elbasanin, duke dhënë këto arsye:

“Kam menduar se Blushi e kishte te veshtire te rikthehej ne Elbasan pasi braktisi fushaten zgjedhore per Bashkine e Elbasanit dhe doli kunder Partise Socialiste ne zgjedhjet vendore. Kam menduar se Blushi e kishte te veshtire te rikthehej ne Elbasan pasi ju braktisi te gjitheve ju dhe nuk erdhi nje dite te vetme t’ju takonte e degjonte pasi i dhate mandatin e deputetit ne qershor te 2013-es. Kjo eshte aresyeja pse shume njerez ne kete salle jane “te armatosur” me inat te justifikuar ndaj nje deputeti qe ju mori voten dhe i la ne harrese.

Kam menduar se Blushi e kishte e veshtire te rikthehej ne Elbasan pasi e shpalli Qazim Sejdinin nje kandidat te vdekur dhe populli i Elbasanit e votoi Qazimin me afro 70 perqind te votave, nderkohe qe Blushi u be i gjalle vetem dy jave para kur erdhi per te bere pis zgjedhjet e delegateve te Kongresit dhe as nuk e dinte se Partia Socialiste ka kohe qe eshte bere me seli te re.

Kam menduar se Blushi e kishte te veshtire te rikthehej ne Elbasan pasi ka dy vjet e gjysme qe sa here hap gojen ne parlament, na kujton Saliun dhe nuk le rast pa na thene se ne jemi thjesht pjesemarres ne nje funeral te madh, nderkohe qe shoku Blushi vazhdon hedh valle me muziken e Saliut.”- vijon Balla.

Taulant Balla e mbyll shkrimin e tij duke thënë se fatkeqësisht Blushi është kthyer në shkelësin dhe abuzuesin më të madh të lirisë brenda PS-së.

“Por ja qe Blushi na erdhi sot ketu, i paftuar dhe i vendosur te na provokoje deri ne fund me leksionin e tij te radhes per rregullat, disiplinen, demokracine dhe lirine ne kete parti. Por te gjithe e dime qe shoku Ben eshte shkelesi me i madh i rregullave, thyesi me sistematik i disiplines, mbrojtesi me sezonal i demokracise dhe abuzuesi me i madh i lirise.

Megjithate ky ishte rasti i radhes qe Ben Blushi dhe gjithe ata qe ankohen per PS, ta marrin vesh se me te hapur e me te duruar se ne nuk ka. Edhe pse sot duhet ta themi, kjo ishte nje thyerje e rregullit dhe e disiplines qe shoku Ben na imponon ne emer te lirise se tij per te na fyer te gjjtheve!

Ska problem, ne do vazhdojme punen ne rrugen e rilindjes dhe do fitojme edhe me thelle ne zgjedhjet e ardhshme

Si ka mundesi qe qofte John Kerry, qofte Federika Mogherini shohin nje Shqiperi te ndryshme nga Shqiperia qe mundohet te tregoje SHQUP-i, Basha dhe Blushi.

“Mesazhi i BE është i njejte me te USA.

Ju jeni duke bere gjene e duhur per vendin dhe ndryshimi eshte i dukshem.

Keni ndertuar nje rruge te shkelqyer per ne Europe. Prandaj ju mbeshtesim.

Ndërsa roli i Shqiperise ne rajon ne kete moment eshte i shkelqyer”, tha dje Mogerini.

Si ka mundesi qe ti shoku Blushi bashke me Lulzim Bashen shikoni nje Shqiperi te ndryshme.”- përfundon Balla.

Next Post

Unioni gjyqtarëve pro "listës" së SHBA : Gjin Gjoni të japë shpjegime!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare

March 10, 2026
Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

March 10, 2026
Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

March 10, 2026
“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Çdo vit u vidhen shqiptarëve 10 milionë euro”, avokati tregon shifrat: Si u privatizuan 4 hidrocentralet me ‘bekimin’ e Sali Berishës

March 10, 2026
Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

March 10, 2026
Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

March 10, 2026
Takimi me Kaja Kallasin, ministri Hoxha: Forcojmë partneritetin për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE-në

Takimi me Kaja Kallasin, ministri Hoxha: Forcojmë partneritetin për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE-në

March 10, 2026
Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

March 10, 2026
3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In