• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pas Greqisë, ishulli italian jep alarmin për zjarre

by A R
27/07/2018 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zjarret që kanë përfshirë shumë pjesë të Europës, me rastet më të këqija në ditët e fundit në Greqi, nuk kanë kursyer as Italinë. Një alarm portokalli është lëshuar në Sardenjë për shkak të zjarreve përgjatë gjysmës së ishullit.

Alarmi u lëshua nga Sistemi Rajonal i Mbrojtjes Civile, ndërkohë që ishulli italian po përgatitet të përballojë zjarre si ato që tashmë kanë krijuar një gjendje të jashtëzakonshme në Suedi dhe Greqi.

Gjysma e ishullit tani është nën vëzhgim të veçantë për shkak të alarmit të nivelit të lartë. Zona e rrezikut përfshin autostradën 131, që shtrihet nga veriu në jug të ishullit. Kjo do të thotë që do të preken zona edhe nga ato që janë të njohura për turistët si La Maddalena, Olbia dhe San Teodoro, si dhe Ozieri në Nuoro.

Oristano, Medio Campidano dhe Cagliari janë gjithashtu të prekur nga alarmi, ndërsa pjesa tjetër e ishullit aktualisht është vendosur në paralajmërim të verdhë (duke sinjalizuar rrezikun mesatar). Alarmi ndjek dy raporte të zjarreve që shpërthyen në La Maddale na, me ekipet zjarrfikëse që kanë nxituar në zjarrin e nisur në një shtëpi në ndërtim e sipër dhe një zjarr tjetër në Bari Sardo.

Në zonën e Cagliari-t një zjarr i madh nisi dhe u shpërnda në periferi të qytetit Elmas. Flakët u nxitën nga erërat e forta dhe shkatërroi të mbjellat, pasi arriti një ndërtesë të braktisur. Sipas të dhënave të Sistemit Europian të Informacionit të Zjarrit Pyjor (EFFIS) të Komisionit Europian, që nga fillimi i vitit deri më 23 korrik në gadishull janë djegur 3,859 hektarë tokë, që është e barabartë me 5,400 fusha futbolli.

Lajmi nga Italia vjen ndërkohë që zjarret kanë nisur nëpër Europën Veriore, duke shkaktuar shkatërrimin e pyjeve dhe peizazheve të bukura, shkruan Panorama.

Një valë e nxehtë ka shkaktuar që temperaturat në Suedi të rriten në mbi 30° C, e pazakontë në këtë vend, me rekordet më të larta ndër dekada, ndërsa vendi është përfshirë edhe nga thatësira.

Suedia kërkoi ndihmë ndërkombëtare pas shkallës së gjerë të përhapjes së zjarrit. Vendet në BE dhe EEA janë përgjigjur.

/b.d

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Shenja ideale e Horoskopit, ja arsyet dhe tiparet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com