• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas “gogolit” gjerman, doli dhe ai holandez: fabula e re pas IBAR-it

by Ylli Pata
27/05/2026 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Bashkimi Europian ka qenë në realitet një temë mjaft sensitive në opinionin shqiptar. Pasi është një vokacion identiteti i natyrshëm, por dhe një logjikë për të kërkuar një “protector alla frënga” kundrejt manktheve të së shkuarës për balozët që vijnë nga Lindja.

Nga vitet ’90 e këtej, në të gjitha sondazhet që ka kryer Eurostat, shifra e mbështetjes së publikut shqiptaret për integrimin në BE nuk ka ndryshuar. Por në realitetin publik shqiptar, temat mbi BE-në janë mbajtur gjithmonë jashtë, janë injoruar ndër vite. Për ta lënë këtë çështje, si një kategori ose që nuk ka rëndësi, ose që i përket axhendave konspiracioniste që i kanë luajtur marifetçinjtë e politikës së vjetër.

Bashkimi Europian është donatori më i madh që nga viti 1990, ku projektet e financuara mund të mbushin një libër më të madh se ai që po negocohet sot mes Brukselit dhe Tiranës.

Por, shumica e këtyre fondeve të dhëna ndër vite kanë përfunduar në skuatat e errëta të abuzimit, paftësisë apo korrupsionit.

Ndërkaq, dështimi i ecjes së axhendës së integrimit, është një objektiv, kosto, apo siç thonë në Bruksel-Track record i kastës politike shqiptaret në këto 35 vjet.

Ndaj kanë tentuar ta injorojnë, ta bajnë anash, lojtarët e mëdhenj që sajojnë debatin politik të përnatshëm në vend. Por nga ana tjetër, kanë sulmuar poshtë brezit gjithë këto vite thuajse të gjithë ambasadorët e Bashkimit Europian në Tiranë, deri tek zyrtarë e politikanë të lartë. Pse ka ndodhur kjo? Sepse në realitet kanë qenë të rëndësishëm dhe kanë shtyrë fort furtunën e madhe të reformës në drejtësi apo edhe procesin politik të integrimit.

Hyrja e temës së BE në krye të debatit ndodhi në vitin 2025, përkatësisht në zgjedhjet e 11 majit. Edi Rama e vendosi jo vetëm sllogan elektoral, pore dhe objektiv politik.

Kjo shpallje, që bëhej nga shefi i mazhorancës së vendit në betejën e tij për mandatin e katërt si kryeministër, ishte një mundësi për ta kthyer në temë debati kryesor.

Të kthehej në një përballje reale ndërmjet politikës, ku mund të flitej për realizmin, problemet, nëse është një objektiv real apo një utopi për të devijuar debatin real.

Por jo, nuk ndodhi. Opozita as nuk ju afrua kësaj çështjeje, duke e akuzuar Edi Ramën se synon të luajë me iluzione. Ndërsa për vete u magjepsën pas “magjistarit Latif” alias Chris Lacivita nga McKeesport-I i Minesota-s.

I cili në këmbim të shumës së majme që ende stihet e saktë por që është milionëshe në US dollar, ju ofroi fabulën e bufit të kënetës që do të hajë miun. Dhe vërshuan të gjithë spinët e “djathtë” në ekrane të lavdëronin Bufin, simbolin elektoral, me të cilin Edi Rama vizatoi rivalin e tij për zgjedhjet e 11 majit.

Më pas mbushën dynjanë me fabula invazionesh me marinsa, berreta të gjelbërta si ato të të ndjerit Chuck Norris, apo Navy Seals që çuan për bojë Bin Ladenin në kasollen e betonuar të Abbottabad-it.

Të cilët do të vinin me helikopterë për të marrë Edi Ramën, e më pas “the Big Come Back”-rikthimi i doktorit në krye të vendit, ishte thjesht një formalitet. Siç ishte heqja e Non Grata-s, që sipas shumë e shumëve është e hequr, vetëm se nuk po guxon ta thojë askush.

Më pas erdhi Ramaduro si përrallë e re, që u shkri si kripa në ujë si pasojë e vizitës së Edi Ramësn ë Uashington për Bordin e Paqes.

Atëherë u nxorrën fabulat e reja të betejës imagjinare, të cilët mbanin emra të çuditshëm, fiks si në serialet fantasy të Netflix-it. IBAR dhe COELA, a thua se ishin anije kozmike aliene, që si në konspiracionet e Cakos, do të vinin të bllokonin narkoshtetin e Tiranës.

Valëvitja e flamujve gjerman në “molotov party” të guerriljes berishjane, ju bashkëngjit nxjerrja në banaqet e darkës së argumentit BE, të cilin edhe pse e kanë pasur aty Non Stop, e kanë injoruar madje edhe përqeshur.

Siç kanë përqeshur Romana Vlahutinin që fliste për peshkaqenët, të cilën e akuzuan për korrupsion ngaqë donte të ngrinte drejtësinë ndaj të korruptuarve. Siç kanë gjuajtur poshtë brezit Luigji Soreca-n, duke ndjellë ekzistencën e videove erotike që i kishin vetëm në kokën e tyre, apo edhe gjithë të tjerët.

Fabula ishte pak a shumë e tillë: COELA nuk do ta kalojë IBAR-in, pasi nuk e lë Gjermania. Nisi kështu edhe frenezia e ekspertizës së çështë IBAR dhe kush është ekuipazhi i anijes kozmike të sofistikuar COELA.

Pati edhe variacione të tjera mbi temën; si për shembull IBAR do e kalojë vetëm Mali i Zi, apo edhe versione më konspirative.

Por kur COELA kaloi IBAR-in dhe Edi Rama u puth me Marta Kosin në Pallatin Berlaymont në Rue de la Loi të Brukselit, duket se gjërat kanë marrë tjetër drejtim.

Duke mbajtur valsin gjerman që kërcehet kundër Edi Ramës, e shtuar një erë oqeani që vjen nga Vendet e Ulëta, përkatësisht nga bregu i Hagës-kryeqendrës administrative të Holandës.

A thua se nëse do donte Gjermania, pale edhe Holanda, nuk mund të bllokohej Tirana në provimin me emrin e çuditshëm IBAR. Në provime me Brukselin kanë ngelur shumë vende, qoftë edhe Mali i Zi disa herë, që tani është në krye të axhendës. i kushton gjë një vendi të madh si Gjermania që të thotë jo, kur në realitet kanë bërë edhe gjëra më të forta se kaq. Mjafton të shikosh një ndërtesë hijerëndë në kryeqendrën e Holandës që ta kuptosh.

Megjithatë, duket se Edi Rama, me retorikën e dashurisë në Bruksel, i ka futur sërish që ta bëjë axhendën e tij si kryetemë. Po a do të mbajë? Ka ca zëra që flasin me “Big Latif”-in që parashikojnë re të zeza nga Amerika….

Next Post
Çmimet stratosferike të biletave të Botërorit alarmojnë autoritetet amerikane, kërkohen shpjegime nga FIFA

Çmimet stratosferike të biletave të Botërorit alarmojnë autoritetet amerikane, kërkohen shpjegime nga FIFA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Dyshohet se ranë në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 40-vjeçari, në gjendje të rëndë elektricisti

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit

Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com