• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pas ekzekutimit të Ergys Dashit në Ekuador, trafikantët shqiptarë të kokainës kërkojnë siguri në Peru

by
17/06/2022 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ekzekutimit të Ergys Dashit në janar të këtij viti në Guayaquil, të një prej elementëve të njohur të trafikut të drogës nga Amerika Latine për në Evropë, bandat shqiptare kanë filluar të eksplorojnë Perunë, për të gjetur aty sigurinë që nuk ua jep dot Ekuadori.

Sipas mediave peruane, këtë e tregon edhe rasti i dy trafikantëve shqiptarë Franko Malo dhe Gentjan Meta të cilët kishin hyrë në Peru përmes Ekuadorit për të zhvilluar trafikun e drogës dhe kishin bërë gati 2.2 tonë kokainë për të transportuar drejt Holandës.

Por droga u pikas nga policia e cila në aksionin e saj arrestoi 7 peruanë. Ndërsa bashkëpunëtorët e shqiptarëve si Ismael Jiménez dhe vetë Franko Malo dhe Gentjan Meta u arratisën.

Për policinë e antidrogës mafia shqiptare do të tentojë sërish eksportin e drogës.  “Kjo mafie e drejtuar nga shqiptarët kishte si qendër operacioni qytetin Trujillo, ku kishin ngritur të gjithë logjistikën për të transportuar drogën përmes portit të Callaos. Destinacioni i tyre ishin portet e Evropës, kryesisht Roterdami, në Holandë dhe Antwerpi në Belgjikë”, shpjegoi kreu i i Dirandros, koloneli PNP César Echevarría Cabrejos, shkruajnë mediat peruane.

Ai raportoi se droga në zonën e prodhimit ka një vlerë nga 1500 deri në 2 mijë dollarë për kilogram. Dhe nëse transferohet në Lima, ose në portin e Callaos, vlera e tij trefishohet.

X3CPXHT37NHDRJO27JBLTQ7X6A

“Çmimi i drogës në kontinentin evropian apo në Holandë mund të arrijë në 100 mijë dollarë për kilogram”, tha koloneli, César Echevarría Cabrejos.

Autoriteti policor konfirmoi se operacioni Bitcoin tregon se organizatat kriminale shqiptare kanë filluar të zhvillojnë aktivitete të trafikut të drogës në një shkallë më të gjerë.harta

Sipas Projektit të Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OÇRP), mafia shqiptare e drogës është një nga më të fuqishmet dhe më të frikshmet në Evropë.

/e.d

Next Post
Investimi i Evi Kokalarit la jashtë drejtimit të PD-së Belind Këlliçin/ Berisha: Nuk jam për asnjë lloj…

Padi për shpifje/ Kokalari i përgjigjet Këlliçit: Më dole në shteg, je llumi i PD! Do paraqes në gjykatë faktet e manipulimeve...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In