Pas Edvin Kondili, KPK gjithashtu ka konfirmuar në detyrë prokurorin e krimeve të Rënda Eneid Nakuci, kandidat për në SPAK.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të enjten seancat dëgjimore me Nakuçun, i njohur si prokuror i dosjes “Shullazi” e “Klement Balili”.
Probleme me justifikimin e pasurisë iu konstatuan edhe prokurorit Nakuçi. KPK ka bërë vërejtje se Nakuçi nuk ka sjellur dokumenta për borxhet që pretendon se ka marrë nga motra e xhaxhai.
Gjithashtu nuk është justifikuar as transaksioni nga Fondacioni ku Nakuçi thotë që ka bërë leksione.
Ndërkohë për prokurorin u soll si shqetësim edhe largimi pa njoftuar nga dosja “Shullazi” në fazën kur pritej të jepej protenca, duke sjellë probleme në vijim e kësaj çështje.
g.kosovari